Shkurt.ch
Kantonet kërkojnë shkarkim nga barra e refugjatëve
Ato kërkojnë kthimin sa më të shpejtë të refugjatëve, para së gjithash në Itali, ku kanë qëndruar para se të hynin në Zvicër
Shtohen pakënaqësitë e kantoneve me institucionet federale kur është çështja te pranimi dhe strehimi i refugjatëve nga vendet e Afrikës Veriore.
Ato kërkojnë që të krijohen mundësitë e kthimit më të shpejtë të refugjatëve, para së gjithash në Itali, vendin ku shumica e tyre kanë qëndruar para se të hynin në Zvicër. Fakti se ata kanë qëndruar në Itali i klasifikon ata si “raste të Dublinit”, dhe rrjedhimisht duhet të kthehen në vendin nga i cili kanë hyrë në Zvicër.
Konferenca e drejtorëve të policisë dhe të drejtësisë në nivel të kantoneve ka kërkuar që të ashtuquajturat “rastet e Dublinit” të përpunohen më shpejtë dhe të mos shpërndahen fare nëpër kantone.
Kantonet, në pritje të rritjes së fluksit të refugjatëve kërkojnë po ashtu edhe shtimin e personelit në qenndrat e pritjes dhe të strehimit të azilkërkuesve.
Nga ana tjetër disa nga kantonet kanë filluar përshtatjen e godinave ushtarake për strehimin e azilkërkuesve të pritshëm nga Afrika e Veriut. Kantoni i Bernës tashmë ka hapur dy kazerma ushtarake për këtë destinim.
Por, siç ka theksuar drejtori i policisë për kantonin e Bernës Hans-Jürg Käser hapja është bërë me kusht që ato të strehojnë azilkërkues për jo më gjatë se gjashtë muajt e ardhshëm.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor