Shkurt.ch

Kantonet akuzojnë federatën për problemet në azil

Kantonet kanë mungesë vendesh për strehim, dhe ballafaqohen gjithnjë më shumë me veprime krominale të azilkërkuesve

Drejtorët e policive dhe të drejtësisë të kantoneve të Zvicrës kërkojnë nga federata që të përmirësojë situatën në fushë të azilit. Ata kritikojnë veçmas faktin se azilkërkuesit gjithnjë e më shpesh po shpërndahen nëpër kantone, madje edhe në rastet kur për ta është kompetente federata.

 

Për pasojë, kantonet kanë mungesë vendesh për strehim, dhe ballafaqohen gjithnjë më shumë me veprime krominale të azilkërkuesve, njofton drs.ch.

Kryetarja e konferencës së drejtorëve kantonalë të poilicisë dhe të drejtësisë, Karin Keller-Sutter, me gjithë kritikat, ka pranuar se megjithatë në mes të federatës dhe kantoneve ka unitet për shumicën e problemeve.