Integrimi

Kantarena Gjelaj, me projekt interesant për gjuhën shqipe për publikun frëngjishtfolës

Podkasti mund të dëgjohet në telefona Apple ose Android, por dhe në kompjuter, në shumë platforma si ApplePodcast, Google Podcast, Anchor FM, Spotify

Në Zvicër ka shumë shkolla për të mësuar gjuhën shqipe. Megjithatë, për të bërë më të lehtë prindërve, ka edhe shumë online.
Kantarena Gjelaj ka sjellë projektin e saj shumë interesant, i cili quhet “Apprendre l’Albanais” (Të mësojmë gjuhën shqipe), drejtuar një publiku frëngjishtfolës në Zvicër, shkruan albinfo.ch.

“Podkasti është i përbërë nga dy pjesë: pjesa e parë është për mësimin e gjuhës shqipe dhe pjesa e dytë është për t’u njohur së afërmi me shoqërinë shqiptare, duke lënë mënjanë çdo paragjykim që shoqëria në Zvicër mund të ketë ndaj kulturës sonë. Çdo episod zgjat rreth 5/6 minuta. Çdo episod del online në platformat përkatëse çdo të hënë mbrëma”, thotë Gjelaj për albinfo.ch.

Madje, për të bërë më atraktive dhe më të lehtë, ka disa mënyra se si të dëgjohet projekti i saj. “Podkasti mund të dëgjohet në telefona Apple ose Android, por dhe në kompjuter, në shumë platforma si ApplePodcast, Google Podcast, Anchor FM, Spotify etj.

Në çdo platformë ndodhet episodi, por dhe një përshkrim i shkurtër mbi episodin në fjalë, për shembull, episodi i parë është për mësimin e alfabetit shqip”, ka shtuar tutje ajo.

Ja disa linqe për të dëgjuar Podcastin:

Itunes :  https://itunes.apple.com/ch/podcast/apprendre-lalbanais-nenshkruar-kantarena/id1446247067?mt=2

Google Podcast : https://www.google.com/podcasts?feed=aHR0cHM6Ly9hbmNob3IuZm0vcy83ZjU0NWNjL3BvZGNhc3QvcnNz

Spotify : https://open.spotify.com/show/02p2ASqDfMMMaYLJ7FBMDz