Shqipëria
Kanionet e Osumit në Berat janë mahnitëse
Kanionet e Osumit në Berat, me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë shndërruar në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.
Kryeministri shqiptar Edi Rama në rubrikën “Shqipëria e Bukur”, ndau sot në rrjetet social pamje nga Kanionet e Osumit, ku shihen peizazhe magjepsëse të kanionit dhe natyrës përreth.
“Në kanionet e Osumit”, shkroi Rama, transmeton albinfo.ch.
Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.
Ndërsa rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.
Në një distancë prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës