Lajme

Vdesin 20 banorë të shtëpisë së pleqve, 3 punonjës akuzohen për vrasje

Sipas raporteve të medias, mbi njëzet banorë kanë vdekur nga Covid-19 në shtëpinë në fjalë midis marsit dhe ajit 2020.

Punonjës të një shtëpie të moshuarish në Ticino, dyshohen se kanë shkelur ligjin e epidemisë, shkruan Agjencia e Lajmeve e Zvicrës, SDA.

Pas vdekjeve të shumta nga koronavirusi në shtëpinë e të moshuarve në Sementina TI në pranverë, prokurori publik i Ticinos ka nisur procedimet penale, transmeton albinfo.ch. Tre persona akuzohen për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të Aktit të Epidemive – përfshirë drejtorin e përgjithshëm dhe drejtorin mjekësor

Prokurori publik i Ticino dhe komuna Bellinzona e kanë bërë të njohur këtë lajm të martën në mbrëmje. Të akuzuarit tashmë janë marrë në pyetje. Ata akuzohen, ndër të tjera, se kanë shkelur detyrimet e tyre zyrtare. Të gjithë ata kanë punuar në shtëpinë e prekur në Sementina. Ndërkaq komuna e Bellinzonës shkruan për katër punonjës të prekur.

Prokurori publik ka hapur procedimet pasi ka shqyrtuar dokumentet e përpiluara nga  shërbimi mjekësor kantonal, përcjell albinfo.ch. Hetimi drejtohet nga Prokurori i Përgjithshëm Andrea Pagani dhe Prokurorja Pamela Pedretti. Prezumimi i pafajësisë vlen për të gjithë të akuzuarit.

Sipas raporteve të medias, mbi njëzet banorë kanë vdekur nga Covid-19 në shtëpinë në fjalë midis marsit dhe majit 2020.