Integrimi
Kandidatja për mis Zvicra, Dorina, e dashura e Taulant Xhakës
Në rast se bukuroshja 21 vjeçe do të fitojë titullin e misit, Xhaka dëshiron t`ia bëjë kërkesën për martesë, ende pa zbritur ajo nga skena
Dorina Podrimja nga Hagendorfi, kantoni Solothurn, është njëra ndër 18 kandidatet për kurorën e Mis Zvicrës. Por, Dorina ka edhe diçka që e dallon atë nga kandidatet tjera: i dashuri i saj është një futbollist i njohur i superligës së Zvicrës. Ai është hiç më pak se Taulant Xhaka, mbrojtësi në Grasschoppers të Cyrihut.
Në rast se bukuroshja 21 vjeçe do të fitojë titullin e misit, Xhaka dëshiron t`ia bëjë kërkesën për martesë, ende pa zbritur ajo nga skena.
Bruneta 21 vjeçare, e gjatë 1.74 m., me prejardhje nga Shqipëria, me flokët e saj tashmë është bërë imazh i një kompanie franceze të kozmetikës.
Taulant Xhaka dhe kandidatja për Mis Zvicra janë prej dy vitesh bashkë. Të dytë kanë rrënjë shqiptare dhe dell për romantizëm. Kështu, Taulanti e ka tetovar emrin e Dorinës në krahun e tij dhe po ashtu dhe numri i tabelave të makinës së tij shënon ditën e takimit të tyre të parë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












