Kosova

Kandidati rus për Kosovën në KE, rrëmbyes femrash në Kosovë

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksey Kondratyev, kandidati rus për Kosovën në KE

Më 15 nëntor Këshilli i Evropës do ta zgjedhë raportuesin për Kosovën. Thuhet se kandidat për këtë detyrë është edhe anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksey Kondratyev (origjinal: Алексей Кондратьев).

Duke iu referuar të dhënave të marra nga redaksia, e të bazuara në burime të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, kandidati rus për raportues për Kosovën ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Rusisë, i njohur si GRU, në kuadër të kontigjentit rus të KFOR-it në Kosovë gjatë vitit 2001. Mirëpo, në këtë kohë dyshohet se ai ka qenë i përfshirë në një skandal, i cili pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një qytetari shqiptar të Kosovës.

“Ka dyshime të bazuara se Aleksey Kondratyev është i përfshirë në një rast skandaloz, që pati ndodhur mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit të vitit 2001 në Prishtinë në një lokal nate, ku thuhet se Kondratyev fillimisht ta dashur ta rrëmbejë me dhunë një punonjëse të këtij lokali. Skandali, pas një përleshje të gjatë në mes palëve të përfshira në rast, pati përfunduar me plagosjen e tij dhe të një pjesëtari të sigurimit të lokalit”, thotë zyrtari i lartë i njërit prej institucioneve të sigurisë së Kosovës.

Po ashtu, Aleksey Kondratyev, në biografinë e tij tregon se ka qenë pjesë e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, i njohur si GRU, dhe gjatë kësaj kohe ka shërbyer si pjesëtar i kontigjentit të KFOR-it. Gjithashtu, në biografinë e tij, thuhet se ka qenë i plagosur në Kosovë, pa treguar se në çfarë rrethanash ka ndodhur rasti. Menjeherë, pas plagosjes, Kondratyev është kthyer në Rusi, ku ka vazhduar studimet e mëtejme në një akademi ushtarake.

Duket se edhe mediat lokale në Kosovë, por edhe media ndërkombëtare kishin raportuar për rastin e plagosjes së një pjesëtari të ushtrisë ruse të KFOR-it mëngjesin e hershëm të 4 shtatorit 2001 në Prishtinë.

“Thuhet se tre ushtarët ishin jashtë detyrës zyrtare, në rroba civile dhe pa armë në kohën e incidentit, të cilët siç thuhet, ishin në lokalin e natës”, kishte raportuar “Irish Times”, raport i cili gjendet në këtë link.https://www.google.com/amp/s/www.irishtimes.com/news/russians-injured-in-kosovo-shooting-1.395305%3fmode=amp

Nga ana tjetër, e përditshmja lokale e Kosovës “Koha Ditore” kishte raportuar duke u thirrur në zëdhënësin e UNMIK-ut Denis Norton, se “së paku një ushtar rus është në spital për shkak të plagëve të marra. Po ashtu janë edhe katër qytetarë të cilët kanë qenë të lënduar”.

Gjithashtu është bërë e ditur se dëshmitarë të tjerë të ngjarjes së kësaj ngjarjeje, kishin thënë se “përleshja ka ndodhur në orën 4 të mengjesit dhe rusët kanë qenë në atë vend duke pirë dhe kanë filluar t’i rrahin truprojat e klubit dhe pas asaj ata kanë plagosur njërin”,

Për këtë rast është zhvilluar në Kosovë një procedurë e gjatë gjyqësore, e cila ka përfunduar vetëm në vitin 2019. Nuk është arritur të vërtetohet krejtësisht nëse Kondratyev ka qenë ai i cili ka qenë i përfhsirë në këtë rast, por sipas zyrtarit të lartë të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës, “ka dyshime të bazuara se Kondratyev është i përfshirë në këtë rast. Të dhënat tona flasin se në këtë vit në Kosovë ka qenë vetëm një plagesë e ushtarëve rusë, megjithëse në këtë kohë ka pasur edhe vrasje të ushtarëve rusë. Ky është dyshimi kryesor. E dyta, sepse Kondratyev, menjëherë pasi është plagosur është kthyer në Rusi për të vazhduar jetën, sepse sipas procedurave të KFOR-it, të ëprfshirët në incidente nuk ka vazhduar të shërbejnë në misionin paqeruajtës të KFOR-it.”

Mediat kosovare gjatë të kësaj jave raportuan se Aleksey Kondratyev tashmë gjendet në pozita të larta të Federatës së Rusisë, kurse nga aktivitetet e shënuara të tij janë edhe takimi me diktatorin sirian Bashar Al-Asadin.

Ndërkohë edhe RTK ka raportuar para disa dite per veprimtarinë jomiqësore te Kondratyev ndaj Kosovës dhe shqiptarëve të cilën mund ta shihni në videon më poshtë, përcjell albinfo.ch.