Kosova

Kandidati për kryetar të Bujanocit për Kurtin: Ka bërë gabim të madh, qytetarët nuk ndikohen

Kandidati për kryetar në Komunën e Bujanocit nga radhët e Partisë Demokratike, Nagip Arifi, është deklaruar në lidhje me zgjedhjet e 2 qershorit, ndërsa ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka bërë mirë që ka u ka dhënë përkrahje vetëm dy kandidatëve.

Sipas tij, Kurti do të duhej të bënte thirrje për qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.

“Sa i përket kryeministrit të Kosovës, mund të them se ka bërë një gabim të madh, se u ka dhënë përkrahje dy kandidatëve, kandidates në Preshevë dhe Bujanoc, do të ishte më mirë që t’i ftojë qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë përkohësisht që të vinë dhe të votojnë. Po i bëj thirrje që të vij në Bujanoc që ta festojmë fitoren e Partisë Demokratike. Tek qytetarët nuk do të ndikojë ajo që ka thënë Kurti”, ka thënë ai për KlanKosova.