Lajme
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë
Lukas Mandl falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi në garën e zgjedhjeve për deputet në Parlamentin Evropian
Shqiptarët nga gjitha viset në Austri janë mobilizuar për të përkrahur Lukas Mandl që të arrij të siguroj një ulëse edhe për një mandat në Parlamentin Evropian.
Pas një takimi që kishte javë më parë me komunitetin shqiptarë në Baden si dhe një takim tjetër të organizuar nga dega e LDK-së në Austri ku i pranishëm ishte edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe kryesia e kësaj partie, të dielën me 12 maj, Mandl vizitoi edhe meshën shqipe në Vjenë.
Meshtari katolik shqiptar në Austri, Don Nikson Shabani shprehu falenderimet me të thella jo vetëm për pjesëmarrjen në meshë, por edhe për gjithë kontributin që Lukas Mandl për gjatë gjithë viteve e ka dhënë për çështje të ndryshme për shtetin e Kosovës, raporton albinfo.at
Edhe Lukas Mandl në një fjalë përshëndetëse parat ë pranishmëve falënderoi komunitetin shqiptarë në Austri që po e mbështesin gjatë këtij rrugëtimi. Të pranishëm në meshë dhe që kishin ardhur për të përkrahur eurodeputetin austriak ishte edhe kryetari i PSHDK-së për Prishtinë, Arbër Prenaj si dhe nënkryetarja e Bashkisë Vau Dejës nga Shqipëria, zonja Entela Kolaj me bashkëpunëtorë.
Pas meshës, gjatë një koktej rasti në një sallë pranë kishës katolike,eurodeputeti austriak, Lukas Mandl foli për raportet e mira historikisht mes shtetit austriak dhe atij të Kosovës si dhe për të të ardhmen e Parlamentit Evropian „ Aktualisht parlamenti Evropian i ka dyert e mbyllura Nuk punon askush aty. Pas datës 9 qershor do të dihet se kush do të jenë deputet e rinj. Prandaj kjo është në duart e qytetarëve se kush do t’i përfaqëson ata në mandatin e ri“, theksoi Mandl duke shpjeguar se, ata që dëshirojnë të votojnë për të, duhet të votohet lista ÖVP, kandidati me numër 5 dhe të shënohet në krahun e djathtë të formularit vetëm emri: Mandl, përcjell albinfo.at
Gjatë këtij takimi të bashkatdhetarëve shqiptarë me Lukas Mandl, mbështetje në emër të komunitetit shqiptarë në Austri, i shprehen edhe veprimtari Anton Marku, i cili moderoi edhe këtë takim, si dhe mysafirët e ardhur nga Kosova dhe Shqipëria: Arbër Prenaj dhe Entela Kolaj.
Lukas Mandl i dëshmuar si mik i shqiptarëve, për gjatë mandatit të tij si deputet në PE, ka qenë një prej zërave më të mëdhenj për çështjet e Kosovës në Parlamentin Evropian.
Përveç lobimit të madh që ka bërë për Kosovën për liberalizimin e vizave, Mandl ka bërë thirrje edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik