Integrimi
Kandidat me ndonjë emër më tjetër
Fabio Peter, Bashkëkryetar i Juso Obwalden, mbronë kandidaturën e Bashkim Rexhepit për zgjedhjet federale
Ishte shumë e qartë se para fillimit të kandidaturës me Bashkim Rexhepin, shumica nuk do të gëzohen. Për disa, demokraci mund të jetë kur të zgjidhet emër i vërtetë, që zgjedhjet të mund të rrjedhin si duhet. Përkundër të gjithave, ne nuk jemi të kënaqur me shkresat anonime të cilat i dërgohen Bashkimit, në të cilat ai ofendohet si „arschloch“ dhe se duhet të kthehet në Kosovë.
Një shkresë të tillë ai tashmë e kishte marrë gjatë zgjedhjeve kantonale. Para pak ditësh, ne ishim të ftuar nga CSP (Partia Sociale Krishtere) në një mbledhje të anëtarësisë, me ç`rast duhej të propozonim Bashkim Rexhepin si kandidat. Për këtë, ne u gëzuam pa masë.
Shumë anëtarë të CSP-së na thanë se ky ishte një hap shumë i guximshëm. Që të jetë çudia më e madhe dhe të jem më i befasuar, një ditë pas kësaj mbledhjeje, një anëtar i CSP-së kishte deklaruar se Bashkim Rexhepi është i papërshtatshëm për zgjedhje pasi emri i tij shqiptohet shumë vështirë.
Qëndrimet e tilla të cilat kanë zënë vend në CSP, më zhgënjejnë – CSP-ja prezantohet si parti me zgjidhje të orientuara, e cila bazohet në tolerancë dhe respekt ndërmjet partive kundërshtare. Shpresoj se një qëndrim i tillë nuk do të përkrahet nga më shumë persona.
Prandaj, unë e ftoj anëtarin e CSP-së, i cili i ka bërë këto deklarata dhe autorin anonim të letrës që të pinë ndonjë kafe apo birrë dhe ta ushtrojnë shqiptimin e emrit të Bashkim Rexhepit. Aspak nuk është e turpshme përpjekja për tu shqiptuar emri i tij. Edhe unë kam probleme me shqiptimin e emrit të tij dhe dyshoj se mund ta theksoj në mënyrë të përsosur. Por, kjo nuk na pengon as mua e as Bashkim Rexhepin.
E turpshme do të ishte vetëm kur përpjekja që shqiptimi i një emri bëhet argument që një kandidat të refuzohet për zgjedhje.
Këto janë dëshmi për kritere shumë sipërfaqësore të zgjedhjeve. Tani, ne kemi argumente dhe kritere tjerë. Dëshiroj që të ndihmoj pak në kë të drejtim. Emri Bashkim i shkruar në gjermanisht dëgjohet pothuajse kështu: Baschkim Redschepi. Përpos kësaj, ne jemi të hapur për ata të cilët do të na ndihmonin që të shqiptonim më lehtë emrin e Bashkimit. Mu ashtu si e bëri Tele 1, i cili nga Bashkim Rexhepi bëri një Baschkim Retschäppi të vërtetë zviceran, e që na argëtoi pa masë.
Fabio Peter, Bashkëkryetar Juso Obwalden, botuar në “Neue Luzerner Zeitung”.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor