Shëndetësi

Kanceri i gjirit më problematik te gratë obeze

Kanceri i gjirit vërehet më vështirë te gratë obeze, ka njoftuar një studim i ri suedez.

Këtyre grave u duhet të kryejnë më shpesh testime për të detektuar më herët kancerin.

Të qenit mbipeshë po ashtu rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit.

“Karolinksa Institute” ka studiuar 2012 gra të cilat kishin kancer të gjirit nga viti 2001 deri më 2008.

Gratë bënin mamografinë çdo 18 muaj ose dy vjet, sipas standardit në Suedi.

Hulumtuesit shikuan se sa ishte i përhapur kanceri dhe se sa ishte pesha e grave. Ekipi gjeti që gratë mbipeshë ishin më në rrezik për kancer, transmeton Albinfo.ch.

Doktor Fredrik Strand ka thënë për BBC-në se te këto gra tumori rritet më shpejtë dhe se është më vështirë që të gjendet.

“Studimi jonë sugjeron se pesha është argument i madh në gjetjen e kancerit të gjirit”, ka thënë ai duke sugjeruar në shtimin e testimeve te gratë mbipeshë.