Lajme
Kancelari Scholz u përgjigjet kritikëve për fluturimin e tij pa maskë
A e injoruan Olaf Scholz dhe Robert Habeck detyrimin e maskës në fluturimin e tyre për në Kanada? Pikante është se pikërisht sot qeveria vendos për rregulla më të rrepta të maskave për qytetarët
Kancelari Olaf Scholz nuk sheh asgjë të keqe në kontekst të fluturimit të tij për në Kanada, pas kritikave të përhapura për mosmbajtjen nga ana e tij e maskës kundër koronës, transmeton albinfo.ch. Në një konferencë shtypi gjatë vizitës së tij shtetërore në provincën lindore kanadeze të Newfoundland, Scholz iu referua “rregullave të qarta” që vlejnë për fluturimet qeveritare.
Ai theksoi se ka rregullore të qarta sa i përket gatishmërisë për fluturim, shkruan dpa.de. Sipas qeverisë, të gjithë pasagjerët kishin bërë testin PCR para fluturimit, gjatë të cilit, përveç Scholz, edhe zëvendëskancelari Robert Habeck dhe disa gazetarë në bord nuk mbanin maska gjatë bashkëbisedimit të tyre.
Një zëdhënës më pas njoftoi se nuk kishte detyrim për vënie maske në fluturimet e Forcave Ajrore, sepse testimi tashmë siguronte një “nivel të lartë mbrojtjeje”.
Sipas ligjit gjerman, megjithatë, mbajtja e maskës në avion – si dhe në trenat në distanca të gjata – është e detyrueshme, përcjell albinfo.ch. Edhe testet nuk mund të lirojnë askë nga rregullorja. Kabineti planifikon të nisë rregullat e reja të koronës për vjeshtë të mërkurën. Qeveria vazhdon të parashikojë detyrimin për maskë në aeroplanë.
Risitë e planifikuara bazohen në një draft nga ministri Federal i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, dhe ministri Federal i Drejtësisë, Marco Buschmann, nga fillimi i gushtit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj













