Kosova

Kancelari Scholz pret kryeministrin Kurti

"Fokusi i një diskutimi të përbashkët do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale"

Në një deklaratë për shtyp, të publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë Federale të Gjermanisë bëhet e ditur pritja së shpejti, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti nga Kancelari gjerman Olaf Scholz, shkruan albinfo.ch.

Këtë njoftim e bëmn Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Qeverisë Federale (BPA), gjegjësisht zëvendës zëdhënësi i Qeverisë Federale, Wolfgang Büchner.

“Kancelari Federal Olaf Scholz do të mirëpresë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Kancelarinë Federale më 4 maj 2022 në ora 15:00.

Fokusi i një diskutimi të përbashkët do të jetë koordinimi i mëtejshëm mbi agresionin rus kundër Ukrainës, si dhe çështjet dypalëshe dhe rajonale”, thuhet në njoftimin e shkurtër të BPA.