Lajme
Kancelari gjerman njofton mbështetje shtesë ushtarake për Kievin
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, është zotuar të premten se vendi i tij do ta mbështesë Kievin me një paketë të re ushtarake në vlerë 1.4 miliard euro kah fundi i këtij viti.
Scholz, i cili u takua të premten në Berlin me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ndihma e re ushtarake përfshin kundërajrorë, tanke, artileri dhe dronë.
Ndihma do t’i dhurohet bashkërisht me vendet partnere, Belgjikën, Danimarkën dhe Norvegjinë.
“Ky është mesazh i qartë për [presidentin rus Vladimir] Putin: të blesh kohë nuk funksionon. Ne nuk do ta kufizojmë mbështetjen për Ukrainën”, tha Scholz, raporton REL.
Zelensky është në një turne në Evropë, ku synon ta paraqesë para vendeve aleate “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe për të kërkuar leje për përdorimin e armëve të aleatëve për sulme thellë brenda Rusisë.
Buxheti i Gjermanisë për këtë vit parasheh gati 7.5 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën, ndërsa plani i buxhetit të vitit të ardhshëm parasheh rreth 4 miliardë euro.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022, shkruan albinfo.ch.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Arti diplomatik i Shuk Oranit: Një iniciativë kulturore me strategji ndërkombëtare Në një kohë kur kufijtë po bëhen gjithnjë më të tejdukshëm dhe komunikimi kulturor ka arritur...
-
Zëri i viktimave të Kosovës, në “Kopshtin e të zhdukurve” në Gjenevë
-
Tabaku takon drejtuesit e diasporës shqiptare në Gjermani, katër pikat kyçe që u diskutuan
-
Suedi
Suedi: Elena Sadiku shënon historinë, bëhet trajnerja më e re e futbollit e të gjitha kohëve
-
Zvicër
Xherdan Shaqiri festoi ditëlindjen e 33-të
Jeta në Zvicër
-
Tiefenau Bernë me 820 shtretër, nga spitali në akomodimin më të madh të azilit në Zvicër Një qendër e re azili në Bernë tregon se spitalet e mbyllura janë të përshtatshme për...
-
Produktet e kujdesit personal ndikojnë në cilësinë e ajrit të brendshëm, paralajmëron studimi zviceran
-
Lajmet që karakterizuan ditën e premte në Zvicër
-
Pse Serbia e pret Zvicrën në Leskovc e jo në Beograd?
-
Pse këtë vit aeroporti i Gjenevës u rendit më i keqi në Evropë?