Lajme
Kancelari gjerman i konsideron të domosdoshme kontrollet kufitare me Austrinë
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, po qëndron sot për vizitë në Salzburg për të diskutuar me homologun e tij austriak, Karl Nehammer, presionet e reja migratore që rëndojnë mbi Bashkimin Evropian, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Dy kancelarët diskutuan kontrollet kufitare brenda zonës Shengen pa viza, si dhe mënyrat për të kufizuar imigracionin e paligjshëm.
Gjatë takimit të tij me Nehammer, Scholz bëri thirrje për të treguar mirëkuptim për kontrollet kufitare në kufirin ndërmjet Austrisë dhe Gjermanisë.
“Tani për tani, duke pasur parasysh shifrat që dimë, kjo është një masë shumë e nevojshme”, tha Scholz.
Gjermania kohët e fundit zgjati kontrollet për gjashtë muaj të tjerë në maj, kontrolle të cilat kanë qenë në fuqi që nga viti 2015, teksa Vjena ka shprehur pakënaqësi për këtë veprim, por Austria gjithashtu kontrollon kufijtë e saj me fqinjët e saj jugorë dhe lindorë – një lëvizje që Scholz e theksoi në konferencën e shtypit.
Të dy kancelarët këmbëngulën në nevojën që Bashkimi Evropian të gjejë një zgjidhje globale për t’u marrë me numrin në rritje të emigrantëve, ndërsa qeveria austriake po bllokon zgjerimin e zonës Shengen me Bullgarinë dhe Rumaninë, anëtare të Bashkimit Evropian, duke përmendur emigracionin e parregullt.
“Gjermania po kryen ende kontrolle në kufirin me Austrinë, gjë që tregon se sistemi Shengen nuk po funksionon”, u citua Nehammer nga agjencia austriake e lajmeve APA përpara bisedimeve të tij me kancelarin Scholz.
Gjermania ka kontrolle kufitare me Austrinë që nga viti 2015, kur dhjetëra-mijëra njerëz u nisën për në Evropën Perëndimore përmes Ballkanit.
Vjena është kritikuar gjithashtu për vendosjen e kontrolleve të palëvizshme në kufirin e saj me Hungarinë, pjesërisht në përgjigje të vendimit të Budapestit për të liruar nga burgu mijëra kontrabandistë të dënuar.
E-Diaspora
-
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku,... -
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













