Shqiperia
Kancelari austriak tregon mbështetjen për Shqipërinë si pjesë e BE-së
“Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Evropës”, deklaroi Nehammer
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Në Forumin Europian Wachau për temën “Ruajtja e së ardhmes së Evropës dhe zgjerimi i BE” krah kryeministrit shqiptar Edi Rama, kancelari tha se çështja është komplekse, teksa përmendi edhe mbështetjen e vendit të tij për pavarësinë e Shqipërisë.
“Çështja është mjaft komplekse, dëgjuan për zhgënjimin, kohëzgjatjen e negociatave, përpjekjet për të marrë statusin. Dhe problemi ekzistues mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që lidhet me këtë.
Ka njerëz që vënë në pikëpyetje angazhimin tonë dhe pyesin pse jemi në favor që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE. Jemi mes investuesve më të mëdhenj mes Ballkanit Perëndimor, por ka edhe shumë konkurrentë, Arabia Saudite, Turqia që ka ndërtuar aeroportin në Kosovë, natyrisht edhe për interesa të saj”, ka thënë ai, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.at.
“Sa absurde do ishte që një kancelar austriak nuk do rrinte krah Shqipërisë për tu bërë pjesë e Evropës. Ne mbështetëm pavarësinë e Shqipërisë, kjo na sjell dhe më afër e tregon sa pranë njëri-tjetrin jemi. Kaq shumë ndodhura gjatë kohës, por lidhja e fortë që vjen nga histori, gjithmonë kemi qenë aleatë. Të mos mbetemi në narrativen e vjetër. Historia e Austrisë karakterizohet nga përjetimi i uljeve e ngritjeve, kemi parë fitore e disfata. Dhe sa kohë duhet për këtë.
Keni të drejtë Edi ka shumë sfida që duhen trajtuar sidomos ne lidhje me tensionet etnike, që lidhen me shpërbejnë e ish-Jugosllavisë. Duhet të mësojmë nga historia jonë me përulësi”, është shprehur Nehammer.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026