Lajme
Kancelari austriak Sebastian Kurz nën hetim për korrupsion
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, objektivi i një hetimi për korrupsion, dyshohet se ka përdorur fondet e qeverisë për të siguruar mbulim të favorshëm nga media, njoftoi sot prokuroria.
“Sebastian Kurz dhe nëntë të dyshuar të tjerë, si edhe tri organizata, po hetohen për vepra të ndryshme që lidhen me këtë rast”, tha prokuroria në një deklaratë, transmeton Afp, përcjell Albinfo.ch.
Sipas medieve austriake, nën shenjestër janë ambientet e Ministrisë së Financave, si dhe Kancelaria.
“Midis 2016 dhe 2018, “burimet nga ministria u përdorën për të financuar sondazhe të opinionit pjesërisht të manipuluara, që i shërbenin një interesi politik ekskluzivisht partiak”, shpjegoi prokuroria.
Në atë kohë, Kurz nuk ishte ende kancelar, por merrte pjesë në qeveri.
Sipas prokurorëve, një grup mediatik “mori pagesa” në këmbim të publikimit të sondazheve të popullaritetit.
Kompania në fjalë u identifikua gjerësisht në mediet austriake si tabloidi Österreich.
Kurz tashmë është nën hetim për deklarime të rreme nga një komision parlamentar për korrupsionin, por deri më tani nuk është akuzuar.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim