Kosova
Kancelari austriak paralajmëron vizitë në Kosovë
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, do ta vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, në një vizitë dyditore.
Ndalesa e parë e tij do të jetë Serbia, Bosnjë e Hercegovina, e pastaj do të ndalet në Kosovë.
Nehammer ka vënë në pah që BE-ja ka një interes të veçantë për zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Ne kemi një interes të veçantë për stabilitetin dhe zhvillimin e mirë ekonomik në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Nehammer.
Sulmi mbi Ukrainën nga ana e Rusisë ka terhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj afrimit të ngadaltë të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në, për këtë arsye Nehammer dëshiron të theksojë gjatë udhëtimit të tij se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë anëtarësuar.
Sipas mediave austriake, më 17 të këtij muaji kancelari do ta vizitojë Serbinë dhe Bosnjën, kurse më 18 viziton Kosovën. Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kancelari austriak do të vizitojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it në Kosovë.
Karl Nehammer, herën e fundit që kishte vizituar Kosovën ishte më 28 shtator të vitit të kaluar, atë kohë në cilësinë e ministrit të Brendshëm të Austrisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’ Për këtë fundjavë, parashikimet bëjnë thirrje për temperatura të ngrira pothuajse kudo në Zvicër, përveç Ticino-s,...
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!