Lajme
Edhe kancelari austriak, Nehammer, takohet me Zelenskin në Kiev
Kancelari i Austrisë Karl Nehammer takoi sot presidentin ukrainas Volodomir Zelenskin në Kiev. Nehmmar i premtoi atij mbështetje të vazhdueshme.
Pas një udhëtimi 14-orësh me avion dhe tren, delegacioni i kancelarit austriak, Karl Nehammer, arriti në Kiev të shtunën pasdite. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas, Volodomir Zelensky, premtoi sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.
“Agresioni rus është i papranueshëm”
Gjatë konferencës për shtyp, Nehammer falënderoi presidentin ukrainas, i cili edhe në mes të luftës gjeti mundësi për takim. “Lufta e agresionit rus ishte plotësisht “e papranueshme”. “Austria është një vend neutral dhe pjesë e BE-së. Ushtarakisht neutrale, por jo neutrale kur bëhet fjalë për krime dhe për padrejtësi”, ka thënë ai, përcjell albinfo.at.
Austria do të mbështesë plotësisht sanksionet e BE-së. Sipas Nehammer, ai e di se asnjë sanksion nuk mjafton për një masakër si Butsha.
Ndalimi i importit të gazit mund të ketë pasoja të rënda ekonomike dhe rrjedhimisht sociale për Austrinë. Megjithatë, kancelari e bëri absolutisht të qartë: “Dhimbja që po vuan ekonomia austriake nga sanksionet shkojnë në miliarda, por asgjë nuk krahasohet me dhimbjen që po vuan aktualisht populli ukrainas”, tha ai, transmeton albinfo.at.
Në anën tjetër, duke pasur parasysh ofensivën e trupave ruse në lindje të Ukrainës, Zelenski gjatë këtij takimi ka thënë. “Do të jetë një luftë e vështirë, por ne besojmë në fitoren tonë”. Tutje ai ka falënderuar kancelarin austriak për vizitën në këtë kohë të vështirë dhe për mbështetjen që po i jep shtetit ukrainas.
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone Dimri po mban në pritje ultësirat: në vend të borës, pjesë të vendit kërcënohen nga akulli...
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’