Lajme
Kancelari austriak: Embargoja e naftës do të jetë e dhimbshme për europianët
Një embargo e Bashkimit Evropian ndaj naftës ruse do të jetë e dhimbshme për anëtarët e bllokut si dhe për Moskën, sipas kancelarit austriak, Karl Nehammer.
“Vendimi për të vendosur embargon e naftës është një masë që sigurisht do të jetë e dhimbshme në vetvete për vendet anëtare”, tha Nehammer pas mbërritjes në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Evropian në Bruksel të martën.
“Por ju duhet të jeni realistë; kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që populli ukrainas duhet të durojë”, shtoi ai.
Udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së ranë dakord të hënën të ndalojnë shumicën e importeve të naftës ruse, si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve kundër Moskës.
Marrëveshja do të ndalojë 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.
Nafta ruse e dërguar me cisterna do të ndalohet, ndërsa do të bëhet një përjashtim për segmentin jugor të tubacionit Druzhba, i cili përbën 10% të importeve të naftës ruse, tha të hënën presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një samiti në Bruksel.
Segmenti verior i gazsjellësit i shërben Polonisë dhe Gjermanisë, të cilat kanë rënë dakord për embargon. Pjesa jugore shkon në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke./CNN
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më shumë njerëz po vuajnë nga gripi dhe viruse të tjera Rastet e gripit janë shtuar në Zvicër gjatë javëve të fundit. Sipas Zyrës Federale të Shëndetit...
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit