Bota
Kanada do të pranojë një milion emigrantë
Sipas strategjisë shumëvjeçare të paraqitur nga qeveria Liberale në atë që ajo e quan “nivelet më ambicioze të emigracionit në historinë e kohëve të fundit”, Kanadaja do të mirëpresë gati një milion emigrantë gjatë tre viteve të ardhshme.
Numri i emigrantëve nga bashkimet familjare dhe refugjatët do të rritet në 310 000 në vitin 2018, nga 300 000 që ishte këtë vit.
Ky numër do të rritet sërish në 330 000 në vitin 2019 dhe 340 000 në 2020, shkruan ‘Scan’.
Ministri i Emigracionit, Ahmed Hussen tha se e gjitha kjo do të ndihmojë në kompensimin e plakjes së popullsisë. Ai e quajti atë si planin historik dhe ‘më ambicioz’ të kohëve të fundit, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se emigracioni nxit inovacionin dhe forcon ekonominë, duke hedhur poshtë disa pretendime se të sapoardhurit shpenzojnë burimet e Kanadasë dhe bëhen barrë për shoqërinë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik