Lajme

Kanada: Deri në vitin 2021 do të pranohen 1 milion emigrantë

Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit

Kanadaja është një ndër shtetet me mirëqenie më të mirë në botë

Disa nga arsyet pse bëhet emigrimi drejt saj, është stabiliteti politik, cilësia e arsimit publik, siguria, stabiliteti ekonomik apo kujdesi shëndetësor në Kanada, të cilat vlerësohen shumë pozitivisht në raportin e vitit 2019, dhe e rendisin këtë vend të parin në botë.

Sipas një raporti thuhet se popullata e Kanadasë ka arritur në 37 milionë e 300 mijë në janar të vitit 2019 dhe statistikat tregojnë se emigrantët janë faktori kryesor në rritjen e popullatës.

Në vitin e kaluar, qeveria kanadeze prezantoi një plan shumëvjeçar për emigracionin, që premton të mirëpresë mbi një milion emigrantë të rinj në vend deri në vitin 2021.

Kanadaja ka si qëllim të tërheqë punonjës të kualifikuar dhe talente përtej oqeanit, për të mbushur boshllëqet në tregun e punës në mbarë vendin, veçanërisht në provincat e saj, përcjell albinfo.ch.