Futboll

Kampioni i Turqisë kërkon Shaqirin

Njëri ndër futbollistët e dëshiruar është ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka një klauzolë prej 14.5 milionë euro

Galatasaray është shpallur kampion i Turqisë dhe ka fituar të drejtën të marrë pjesë drejtpërdrejt në Ligën e Kampionëve.

Skuadra turke ka filluar miliona euro, dhe ka filluar të ëndërrojë, shkruan ‘Blick’.

Njëri ndër futbollistët e dëshiruar është ylli i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, i cili ka një klauzolë prej 14.5 milionë euro. Ai shënoi tetë gola dhe gjashtë asistime në sezonin e fundit në Angli, përcjell albinfo.ch.

Mediat turke e kanë vënë edhe në faqen e parë. Emra të tjerë të kërkuar janë Oumar Niasse (Everton), Juan Bernat (Bayern Munchen), Andre Gomes (Barcelona) ose Emre Mor (Celta Vigo).

Megjithatë, prioriteti i Shaqirit është në një ligë më të fortë. Tottenham dhe Everton e kërkojnë, ashtu si ish-trajneri i tij, Mark Hughes, që e dëshiron në Southampton. Në afatin e janarit e kërkoi Roma.

Shaqiri mund të vendosë për të ardhmen para ndeshjes së parë në Kupën e Botës ndaj Brazilit më 17 qershor.