Kosova
Kampioni i botës nga Zvicra tregon pse iu bashkua NISMA-s
Kampioni i shumëfishtë në thai-boks, Azem Maksutaj, nga Zvicra është kthyer në vendlindje për t’iu bashkuar Nismës Socialdemokrate
Azem Maksutaj është shpallur shumë herë kampion i botës në thai-boks. Ai është njëri nga sportistët më të suksesshëm shqiptarë në Zvicër dhe shembull i integrimit të suksesshëm.
Maksutaj së fundi i është bashkuar Nismës Socialdemokrate në Kosovë. Për albinfo.ch, ka dhënë arsyet. “Kam shumë arsye pse jam kthyer në Kosovë. Nuk jam kthyer për biznes, sepse nuk kemi nevojë. Unë jam kthyer në vendlindje dhe i jam bashkuar Nismës dhe Fatmir Limajt. Mendoj se është i vetmi që bashkëpunon me ndërkombëtarë dhe i nevojitet Kosovës”, është shprehur Azem Maksutaj.
Ai thotë se edhe sportistët në diasporë mund të bëjnë shumë për Kosovën. “I kemi shumë kampionë të sportit nëpër botë, si në futboll, boks, xhudo. Sikur të ktheheshin vetëm një pjesë e vogël, ashtu siç jam kthyer unë, mendoj se do të kishim arritur shumë. Nisma është e vetmja që ma ka bërë respektin dhe ka bashkëpunuar me mua dhe i ka hapur dyert, edhe për njerëzit që janë shkolluar jashtë, apo edhe për sportistë që kanë arritur suksese në Zvicër, por edhe në vendet tjera. Ka ardhur dita të bëjmë diçka për Kosovë”, është shprehur Maksutaj.
Pse nga sporti në politikë?
“Unë nuk jam pjesë e asnjë prej listave zgjedhore, por tashmë jam pjesë e familjes Social Demokrate të z. Limaj, për shumë arsye që lidhen me sportin.
Limaj dhe partia e tij, me programin që ofron për të të rinjtë, për sportin dhe diasporën shqiptare ka ofruar kushtet dhe permbushjet e mia dhe të shumë sportistëve e të rinjve nga Kosova dhe diaspora, në veçanti. Unë me mbeshtetjen për kandidaturën e z. Limajt për Kryeministër dhe me perfshirjen time në këtë rrugëtim të perbashket do të mundohem shumë thjeshtë, që ta gërshetoj politikën me kerkesat e sportistëve, per kushte më të mira, per mbeshtetje institucionale dhe në të mirë të rinisë sonë, kudo që ata performojnë”, deklaroi ai.
Ai ditë më parë është prezantuar në konferencë për media, derisa shumë i lumtur me aderimin e tij ishte edhe kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj.
“Nisma është kthyer në një subjekt që po afiromon njerëzit tanë në diasporë që kanë treguar rezultate, duke na nderuar si komb e si vend me sukseset e tyre. Nga tani e tutje do të jetë pjesë e pandashme e Nismës, nipi i të madhit Dervish Shaqa. Ai ka vendosur t’i bashkangjitet projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në një konferencë për media.
Maksutaj është i njohur për sukseset e tij në sport. “Me 14 vjet kam filluar të merrem me thaiboks, me 15 vjet kam qenë kampion i Zvicrës, me 16 vjet kampion i botës, më i riu i të gjitha kohëve ndërsa si 18 vjeçar e kam blerë këtë lokal për stërvitje”, kishte thënë më parë për albinfo.ch. Ai ka edhe një shkollë, ku i stërvit fëmijët.
Maksutaj është prej kohësh një nga figurat emblematike të qytetit të Winterthurit. Emri i tij është edhe në mesin e “Bijve të qytetit” të prezantuar në ëikipedia. Madje, për rrugën e tij jetësore e sportive, në vitin 2009 është realizuar një film i gjatë dokumentar. “Being Azem” titullohet filmi i cili ndjek kalitjen e kampionit të madh, duke e shoqëruar atë përmes evokimeve dhe dokumenteve që nga fëmijëria, shokët dhe mësuesit e tij në Kosovë e deri në kohën e kulminacionit të tij sportiv e më tutje.
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër Me reshjet e borës së ditëve të fundit, vendpushimet e skive, nga më i madhi tek...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore