Sport

Kampioni i botës nga Zvicra aderon në PDK

Boksieri shqiptar ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar PDK-së, dhe shpreson se do të ndihmojë të përmirësojë infrastrukturën sportive në Kosovë dhe të japë kontributin e tij

Kampioni i botës në boks, Tefik Bajrami, i cili këtë trofe e kishte fituar në Zvicër, ka vendosur t’i hyjë edhe politikës.

Bajrami ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës. Ceremonia është zhvilluar në vendlindjen e tij, në Podujevë, raporton albinfo.ch.

Boksieri shqiptar ka thënë se është i lumtur që i është bashkuar PDK-së, dhe shpreson se do të ndihmojë të përmirësojë infrastrukturën sportive në Kosovë dhe të japë kontributin e tij, bën të ditur RTK

Ndërkohë ai nuk ka hequr dorë nga boksi dhe më 7 tetor në Prishtinë do të ketë meçin e radhës.