Lajme

Kampi veror “Princi i vogël”, për fëmijët shqiptarë në Itali

Komuniteti arbëresh “Piana degli Albanesi” njofton se nga data 8 korrik deri më 2 gusht organizohet Kampi veror 2019, “Princi i vogël”.

Kampi veror do të mbahet në ambientet e Institutit S.S. Salvatore “Sklizza”, ndërsa për regjistrime të interesuarit duhet të kontaktojnë Caritas Diocesan në adresen G. Kastriota 152, transmeton albinfo.ch.

E veçanta e tij është përfshirja në aktivitetet e të rinjve me aftësi të kufizuara, që do t’u shërbejë atyre për t’u integruar.

Gjatë kësaj periudhë do të zhvillohen aktivitete të ndryshme për fëmijë.

Komuniteti arbëresh “Piana degli Albanesi” e ka falënderuar nënkryetarin e Bashkisë, Tommaso Matranga dhe Këshillin e Qytetit për mbështetjen e fuqimishme që kanë marrë nismat e tyre.