Shkurt.ch

Kampi i 70, jubilar i skijuesve të rinj

Shoqata Zvicerane e Skijimit Swiss-Ski udhëheq kampin JUSKILA që nga viti 1941

Është hapur solemnisht dje kampi i shtatëdhjetë rinor i skitarisë JUSKILA në terrenet e skijimit, në Lenk. Rreth 600 fëmijë dhe 150 ndihmës të tyre kanë festuar në qendrën e fshatit jubileun e rrallë. Në këtë kamp janë ftuar të marrin pjesë edhe 70 fëmijë zviceranë që jetojnë jashtë vendit.

Ish ministri i sportit Adolf Ogi ka pasur rolin e „kumbarës” së skijuesve të rinj. Ai ka udhëhequr mysafirët drejt pistës së skijimit.

Shoqata Zvicerane e Skitarisë Swiss-Ski udhëheq kampin JUSKILA që nga viti 1941. Për të marrë pjesë në këtë kamp për çdo vit konkurrojnë rreth 1300 fëmijë ndërsa ofrohet vend për gjithsej 600 veta.