Lajme
Automjeti ushtarak zviceran bie në humnerë, humbin jetën dy persona
Sipas zëdhënësit të ushtrisë, automjeti qarkullonte në emër të Shoqatës Zvicerane të Shoferëve Ushtarakë, një shoqatë profesionale jashtë detyrës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Sustenstrasse në drejtim të lokalitetit Wassen. Një kamion ushtarak është përplasur me parmakët mbrojtës të rrugës, transmeton albinfo.ch. Më pas kamioni ka depërtuar nëpër parmakë dhe ka rënë rreth 220 metra poshtë, në terrenin e pjerrët, bën të ditur Policia e kantonit Uri.
Kamioni është përmbysur dhe rrotulluar disa herë – dy pasagjerët, praktikisht janë katapultuar nga vetura.
Dy burrat e moshës 51 dhe 57 vjeç kanë pësuar lëndime të rënda dhe, për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje. Kamioni ishte një mjet ushtarak që drejtohej si pjesë e një aktiviteti jashtë detyrës.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:20 të së shtunës. Rrjedha e saktë e aksidentit është objekt i hetimeve që po vazhdojnë, të cilat po kryhen nga policia e kantonit Uri nën drejtimin e prokurorisë publike të Urit. Në detyrë ishin Rega, ekipi i kujdesit Uri, brigada e zjarrfikësve Wassen, mbrojtja kimike e Urit, , si dhe prokurori publik Uri dhe policia e kantonit Uri.
Sipas zëdhënësit të ushtrisë Daniel Reist, automjeti ishte në qarkullim në emër të Shoqatës Zvicerane të Shoferëve Ushtarakë (VSMMV), një shoqatë profesionale jashtë detyrës, transmeton albinfo.ch. “Kjo shoqatë ka rreth 5500 anëtarë, disa prej të cilëve janë ende në shërbim të ushtrisë dhe disa nuk janë më”, tha Reist për 20 minuten.
Shoqata bën udhëtime transporti për ushtrinë dhe kryen trajnime për shoferë jashtë detyrës: “Ata përdorin automjete të ushtrisë për të trajnuar shoferë të mundshëm. Kjo vlen si për anëtarët e ushtrisë që tashmë janë duke u trajnuar për t’u bërë shoferë motorikë dhe si përgatitje për trajnimin e shoferëve të motorëve në ushtri.” VSMMV gjithashtu mbështetet pjesërisht nga qeveria federale.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje Dita e pikut ishte 3 dhjetori. Atë ditë, punonjësit e postës përpunuan afro 1.3 milionë pako...
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit