X

Na ndiqni:

 Lajme

Kamberi ka mundësi të rikthehet në Zvicër

Sulmuesi Florian Kamberi pritet të kthehet në Zvicër për të vazhduar karrierën.

Kamberi 25-vjeçar së fundi ka luajtur për Rangersin në Skoci, ku ishte i huazuar nga skuadra tjetër skoceze, Hibernian.

Derisa ai ka prishur raportet me Hibernianin, interesimi i Rangersit është zbehur.

Kështu ish-lojtari i U-21 të Zvicrës me shumë mundësi të kthehet në Superligën helvetike, ku më parë ka luajtur për Grasshopperin.

Sipas mediave skoceze, Hiberniani i ka dhënë leje Kamberit që të udhëtojë për në Zvicër për të diskutuar për të ardhmen e tij.

Për të interesim ka shfaqur St. Gallen.

Sulmuesi të premten ka udhëtuar për në Basel, ku do të kalojë një periudhë me familjen para se të vendosë për të ardhmen, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.

 


Reklamë
Reklamë
X

Abonohu në revistën tonë