Shkurt.ch

Kamarieri flutures në restorantin londinez

Ushqimi i porositur servohet mbi tavolinat e klientëve gjashtë herë më shpejt se nga kamerierët e zakonshëm

Zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejt “Sushi YO!“ në Londër ka zëvendësuar kamerierët e tij me „kamerierët fluturues“ për të përshpejtuar shpërndarjen e ushqimit në tryezat e klientëve.

Firma japoneze thotë se tashmë janë kampionë me pjatat fluturuese  „iPad-controlled iTray“  duke servuar ushqimin mbi tavolinat e klientëve gjashtë herë më shpejt se që e bëjnë kamerierët e zakonshëm.

Sipas shefit të restoranteve zinxhir  “Sushi YO!“, Robin Rowland, stafi në këtë restorant të Londrës do të përdorë iPads për të kontrolluar shpërndarjen e ushqimit nga kamerierët fluturues.