Shkurt.ch

“Kam luajtur me armë dhe ajo shpërtheu vetvetiu”

A. do të gjykohet në tetor për trafikim të heroinës dhe vrasjen në vitin 2007  të një burri, trupi i të cilit u gjet katër ditë më vonë në një apartament në Châtlaine (Gjenevë).

Vija mbrojtëse e të pandehurit përmbahet në një fjali: “Isha duke luajtur me armë dhe arma shpërtheu vetvetiu”.

Sipas  të përditshmes  “Tribune de Genève”, kosovari 29-vjeçar do të gjykohet për vrasje prej datës 18 gjerë më 21 tetor nga Gjykata Penale.

Krimi ka ndodhur  më 16 tetor 2007 në një apartament në Châtlaine (Gjenevë), por rrethanat mbeten akoma të paqarta. 

Cila është arsyeja e këtij krimi ? Mos ka të bëjë me një rregullim të konflikti në mes të dy burrave, apo thjesht kjo fatkeqësi është rezultat i një aksidenti, siç pretendon i pandehuri.

Ai arrestohet në vitin 2009, pas dy vjetësh i fshehur në Francës dhe Spanjë, dyshohet se i pandehuri ka udhëhequr po ashtu një trafik të drogës në Gjenevë, të paktën 3,5 kilogram heroinë.