Kosova
Kalorësi shqiptar nga Zvicra që ëndërron ta përfaqësojë Kosovën
Mentor Krasniqi, kalorës sportiv shqiptar është i rritur e shkolluar në Zvicër por dëshira e tij është të përfaqësojë Kosovën
Qysh në moshën 11 vjeçare Mentori ka zbuluar pasionin e tij për kalërim dhe që atëherë ai nuk i është ndarë asnjëherë kalërimit. Gjatë gjithë kohës prej 23 vitesh Mentori ka pasur kalin e tij personal, me të cilin, krahas stërvitjeve të rregullta, ka marrë pjesë në gara të ndryshme në disiplinën e garave me kuaj kërcyes, shkruan albinfo.ch.
Mentori është pjesë e klubit të njohur 140 vjeçar të kalorësve zviceranë CSIO-St. Gallen dhe ka qenë pjesë e kategorisë kërcyese deri në 1.05m. Ndërkaq, kërcimi më i lartë që kanë arritur ta arrijnë profesionistë të shteteve lidere në këtë sport me kuaj, është 1.60m.
I katërti në mesin e 25 garuesve
Në garën e madhe ndërkombëtare të organizuar nga CSIO-St. Gallen muajin e kaluar, Mentori Krasniqi ka zënë vendin e katërt në kategorinë deri në 1.05m ne mesin e 25 pjesëmarrësve të kategorisë së tij. Në këtë garë kanë marrë pjesë skuadrat më të mira të shteteve si Anglia, Gjermania, Austria, Brazili e të tjerë. 400 garues kanë qenë të regjistruar për pjesëmarrje në kategori të ndryshme.
“Në këtë disiplinë të kërcimit, cilësia e kuajve apo raca është shumë e rëndësishme dhe sa më lartë që kërkon të kërcesh aq më shumë duhet të kesh kujdes në cilësinë e kuajve që përzgjedh”, tregon Krasniqi për albinfo.ch.
I pyetur për cilësinë e kuajve që ka aktualisht në dispozicion, Krasniqi na tregon se ka marrë dy kuaj të rinj shume të kushtueshëm, falë mbështetjes se një sponzori shumë të pasionuar pas këtij sporti.
“Tani kam marrë dy kuaj të rinj e cilësor me të cilët mund të paraqitem në gara sipas formës së tyre. Me ta unë mund të garoj për kreun e tabeles në këtë sport sfidues për kuajt të cilët janë shumë të ndjeshëm sepse performanca është e lidhur ngushtë me harmonizimin mes tij dhe kalorësit”, shton Mentor Krasniqi. Ai punon si këshilltar në kompaninë Zurich Insurance, mirëpo tërë kohën e lirë ia kushton kalërimit dhe kuajve të tij me të cilët shpreson shumë të marrë rezultate më të mira dhe të provojë të kërcejë sa më lart me ta.
Shtatë ditë në javë kalëroj
“Me këta dy kuaj kam mundësi të kërcej më lart. Stërvitjet i bëj rregullisht. Unë shkoj çdo ditë te ta, pra shtatë ditë në javë dal e kalëroj, thotë Mentori dhe shton, “sepse kur të vijnë garat duhet të jem gati”.
Në kategorinë e kërcimit deri në 1.60m bëjnë pjesë vende e kalorës të kategorisë elite. Aty janë më të mirët dhe që të arrish atë nivel kërkohet shumë disiplinë, mbështetje e madhe dhe një kalë me të cilin kuptohesh në mënyrë perfekte. Në kategorinë 1.60m mund të marrësh pjesë vetëm pasi të kesh kaluar me sukses kategorinë deri në 1.40m”, tregon Mentori.
Mirëpo ai ëndërron e lutet çdo ditë që barrierat më të larta t`i kapërcejë me flamurin e Kosovës.
“Unë ëndërroj shumë të arrij të bëhem pjesë e kërcimeve më të larta me shtetin e Kosovës. Mua më nevojitet mbështetje nga Kosova dhe sponzorë që mi mundësojnë garat, kuaj cilësorë të kategorisë elite dhe unë do të bëhesha pjesë e garave ndërkombëtare me shtetin e Kosovës”, thotë me zë të mallëngjyer në fund të bisedës, 34 vjeçari Mentor Krasniqi për albinfo.ch
Kjo është ëndrra e Mentorit që, duke qenë “ekzot” në sy të të tjerëve në këtë sport të zhvilluar zviceran, ta veshë fanellën e Kosovës dhe të performojë para shumë sportdashësve me flamurin e Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
-
Maltina Jashari, garuesja e parë shqiptare në Formula
Jeta në Zvicër
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit? Certifikimi kërkohet për shitjen e shumë mallrave zvicerane në BE. Pa një marrëveshje të re, ekziston...
-
Gripi sezonal, në rritje në Zvicër
-
Rrezik i lartë nga orteku, linja hekurudhore Oberalp ende e ndërprerë
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
Synohet ulja e shpejtësisë në autostradat zvicerane