E-Diaspora
“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për balerinin dhe koreografin, Eno Peçi
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në nisje të vizitës zyrtare në Austri, vlerësoi balerinin dhe koreografin e famshëm shqiptar, Eno Peçi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të dhënë si ambasador i kulturës shqiptare në skenat austriake dhe ato botërore”.
Në ceremoninë e dekorimit, që u zhvillua në Vjenë, ishin të pranishëm ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo, përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Austrisë e personalitete të artit, transmeton “ATSH”.
Në fillim të veprimtarisë, u shfaq për të pranishmit një film dokumentar për Eno Peçin, i realizuar nga producenti Gjergj Mazi, përcjell albinfo.ch.
Meta mbajti një fjalë përshëndetëse, ku u shpreh se “ndihem krenar dhe i lumtur që ai është i admiruar dhe i duartrokitur këtu në Austri dhe në shumë skena prestigjioze botërore”.
Meta falënderoi zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë për mbështetjen e këtij aktiviteti ndërsa vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë gjatë këtij viti të veçantë.
“Nën drejtimin e spikatur të Ministres së Punëve të Jashtme të Austrisë, zonjës Kneissl, të cilën pata rastin ta takoj në Tiranë disa ditë më parë, ky vit vjen me moton: “Të rizbulojmë të përbashkët tona / (Gemeinsames neuentdecken)” si Viti Kulturor Austri-Shqipëri 2018! Kjo është një tjetër dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera miqësore dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Austrisë”, tha kreu I Shtetit.
“Dëshiroj gjithashtu ta shfrytëzoj këtë mundësi të mrekullueshme për t’i shprehur zyrtarisht z. Peçi vlerësimin tim për arritjet në karrierë, duke u ngjitur deri në majat e kërcimit klasik. Në shenjë mirënjohjeje për talentin e tij të spikatur dhe kontributin e tij si ambasador i shkëlqyer i imazhit të Shqipërisë në Austri dhe nëpër botë, unë kam nderin t’i akordoj atij këtë mbrëmje një nga titujt më të lartë të Shqipërisë, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, tha Meta.
Në përfundim Meta tha se “jam i sigurt se zoti Peçi do të vazhdojë të mahnitë dhe të na befasojë me performancën e tij të shkëlqyer si balerin edhe në të ardhmen. Dhe ne shqiptarët do të jemi shumë krenarë që kemi një artist të tillë të klasit botëror”.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas Kosovari 34 vjeçar i kishte shkaktuar lëndime në kokë bashkëshortes së tij 24 vjeçare, po kështu...
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin Familjet zvicerane po largohen gjithnjë e më shumë nga mishi. Përqindja e familjeve që konsumojnë produkte...
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë
-
Vitin e kaluar pati 35 milionerë të rinj të lotarisë, deri në 64 milionë franga të fituara