Të tjera
Kalaja e Krujës, në mesin e 10 kalave më të bukura në Europë
10 kështjellat më të bukura të Evropës, sipas Skyscanner

Kështjellat i kanë të gjitha historitë e tyre, duke u nisur nga luftërat, rrethimet, mbrojtjet, karantinat, fantazmat, historitë njerëzore dhe dashuritë, shkruan albinfo.ch.
Pra, kështjellat janë vendet më joshëse ku ka rrjedhur e gjithë historia njerëzore. Arkitektura mahnitëse e shfaqur në kështjella ndez mistiken dhe legjendaren, në të njëjtën kohë.
Sipas “Skyscanner”, 10 kështjellat më të bukra në Evropë që patjetër duhet të vizitohen janë:
Kështjella Bran në Rumani është renditur në vendin e parë si Kështjella më e bukur në Evropë.
Në vendin e dytë u rendit Kështjella e Krujës në Shqipëri, si më e bukura.
Me vendndodhje në juglindje të Europës, në qytetin e vogël të Krujës, në lartësinë 557 metra, kjo kështjellë reflekton esencën e guximit me të cilin ajo u ndërtua. Pasi u rezistoi tre rrethimeve të mëdhenj të turqve në shekullin 15, kjo kështjellë nën udhëheqjen historike të Gjergj Kastrioti Skënderbeut i rezistoi pushtimit otoman me një guxim të skajshëm.
Skënderbeu është ende një figurë e nderuar në Shqipëri, i njohur për taktikat e tij ushtarake. Në një prej përpjekjeve të pasuksesshme të rrethimit nga turqit, Skënderbeu i ngatërroi turqit duke dërguar një kope dhish me qirinj që digjeshin, të cilët ua kish lidhur tek brirët. Turqit menduan që ishte një sulm. Pas kësaj, Skënderbeu kreu një kundërsulm të fuqishëm dhe i mundi turqit.
Vetëm pas vdekjes së tij, otomanët morën kështjellën dhe e kontrolluan deri në vitin 1912. Kështjella e Krujës ka një muze të mirëmbajtur, i cili ka dokumentuar bëmat dhe mban sende të Skënderbeut.
- Kështjella e Kotorit në San Giovanni, Mali i Zi
- Kështjella e Carevetsit, Bullgari
- Château de Commarque, Francë
- Kështjella e Dunluce, Irlandë
- Kështjella e Charleville, Islandë
- Kështjella e Edinburgut, Skoci
- Kështjella Predjama, Slloveni
- Kështjella e Chillinghamit, Angli
Të ngjashme
Të tjera nga Të tjera
E-Diaspora
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino Gjatë një kontrolli të bërë në Ticino, zyrtarë nga Zyra Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare...
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
-
Gjykata e lartë e Aargaut liron para kohe shqiptarin që ka kryer vrasje
-
Vjenë: Sonte promovohet libri ‘Masakrat në Kosovë 1998 – 1999’
-
Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Rritja e popullsisë nga migracioni, nxit debat Popullsia e Zvicrës ka arritur në nëntë milionë, duke u rritur me 25% që nga viti...
-
Zvicra me ligj synon të rrisë shpejtësinë e internetit në vend
-
Kantonet, të pakënaqura me masat e kursimit të planifikuara nga Këshilli Federal
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
Pse mund të mos jeni më në gjendje të zgjidhni mjekun tuaj në Zvicër