Shqipëria
Kalaja e bukur e Petrelës, madhështore dhe me vlera të mëdha historike
Kalaja e Petrelës, një fortesë mesjetare, pjesë të së cilës mund të vizitohen edhe sot, veçohet me restorantin, me mikpritjen dhe shërbimin e mirë që u bëhet vizitorëve, me ushqime të pasura tradicionale, që janë shumë të shijshme dhe të preferuara nga vizitorë të shumtë
Rrugës për në fshatin Petrelë, pak kilometra nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, shtrihen komplekse të bukura malore dhe atraktive me natyrë magjepsëse për syrin e njeriut. Ky destinacion ka potencial të madh për turizmin natyror dhe kulturor.
Por nga rrjedh emri Petrela?
Petrela është fshat i bukur piktoresk, emrin e mori nga kalaja mesjetare që dominon vendbanimin historik.
E bukur dhe e pashembur, Kalaja historike e Petrelës, edhe pse ka kaluar sulme të shumta gjatë luftërave ajo ende qëndron karshi natyrës së bukur të Shqipërisë. Kjo kala konsiderohet ndër më të vjetrat në gjithë territorin shqiptar.
Kalaja e Petrelës paraqet një thesar të pasur të trashëgimisë kulturore, materiale e shpirtërore të periudhave të ndryshme historike, shkruan albinfo.ch.
Kalaja e Petrelës ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit, me lartësi 400 m dhe ka trajtë trekëndore me dy kulla të bukura vrojuese. Ndërtimi i parë i saj thuhet se i përket periudhës së antikitetit. Nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit I, në shekullin VI pas Krishtit, ndërsa forma e sotme daton në shekullin XV. Sipas dorëshkrimeve, thuhet në shekullin XV, Petrela ishte Kështjella e parë pas Krujës, e cila u rrethua dhe u çlirua nga Skënderbeu. Dhe, ishte një nga qendrat që u bënë ballë pushtimit Osman, deri në vitet e fundit të jetës së Gjergj Kastriot Skënderbeut.
E projektuar në atë kohë me një arkitekturë mahnitëse dhe hapësirat e bukura natyrore përrreth saj, janë ndër karakteristikat e veçanta që e dallon këtë kala edhe sot për nga shumëllojshmëria e cilësive, vlerave dhe rëndësisë së tyre historike, duke ofruar kështu pamje përrallore mes realitetit.
Rruga e ngjitjes drejt kësaj kalaje nuk është e lehtë, kërkon kujdes, sepse është ndërtuar në një terren të pjerrët. Pjesa kulmore e ngjitjes është pranë shkallëve të gurit që të çojnë brenda në kështjellë. Por e gjitha kjo në raport me pamjen që ofron të duket sikurse je duke ngjitur drejt parajsës së pafund natyrore, shkruan albinfo.ch.
Që në hyrje të kullës sheh materiale, gurë, vegla, armë lufte dhe enë nga mesjeta. Bëhet fjalë për një koleksion gjetjesh të cilat kanë mundur t’i rezistojnë kohës dhe sot mund të vizitohen nga afër.
Ajo që duhet veçuar është se këtë vend e dallon restoranti me mikpritjen dhe shërbimin e mirë që u bëhet vizitorëve, njihet me ushqime të pasura tradicionale, që janë shumë të shijshme, duke ruajtur kështu traditën e gatimit dhe kulturën tonë ushqimore, e mbi të gjitha rehatinë dhe frymën e pasur kulturore. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Rritja e taksave turistike e planifikuar për Crans-Montana nxit zemërimin e pronarëve Resorti Valais i Crans-Montana planifikon të rrisë taksat turistike nga 3 në 5 franga për natë...
-
Policia ndalon trafikun në tunelin Gotthard për shkak të borës
-
Bora pengon qarkullimin rrugor në Alpe
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino
-
A janë zviceranët dorështrënguar?