Shkurt.ch
Kalaja dhe belaja
Policia në Maqedoni thotë se do të fillojë të hetojë rreth 30 persona që u përfshinë në incidentin në kalanë e Shkupit, në fundjavë.
Ndër ata që do të hetohen janë edhe të rinj shqiptarë edhe maqedonas. Por rasti thonë vëzhguesit është duke shkaktuar tensionet më serioze në marrëdhëniet ndër etnike kohëve të fundit.
Nën këtë atmosferë u bë i ditur edhe një njoftim nga mediet, se veç kishës në kalanë e Shkupit, një tender parashikonte dhe rindërtimin e saj por sipas ligjeve dhe kanuneve ortodokse. E gjithë situata po shton presionet ndaj politikës.
Shkencëtarë dhe studiues shqiptarë në mënyrë të hapur thonë se vetëm politika mund të zgjidhë këtë situatë, pasi ajo ishte nxitëse dhe ajo qëndron prapa politikave që shkaktojnë ndarje.
Skënder Hasani, Kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë thotë se zhvillimet e fundit sa i përket fushës së trashëgimisë kulturore janë “skandaloze”.
Ai iu bën thirrje në mënyrë të hapur subjekteve politike shqiptare “ti thonë stop kësaj katrahure”. Sipas Hasanit politikat e fundit me ndërtimet në kala kanë për qëllim ndryshimin e historisë që është diçka e papranueshme. Ai madje thotë se aty ku përfundojnë argumentet e shkencës dhe ndërhyn politika në shkencë, atëherë ajo duhet të përpiqet që të gjejë dhe zgjidhje.
Politika përpiqet që të qetësojë, të paktën ajo që është në qeveri. Nga zyra e Zëvendës kryeministrit Abdylahqim Ademi, një komunikatë thoshte se pas ngjarjeve të së dielës në Kala, është rënë dakord që veprimet të ndërmerren me debate dhe koordinim.
Por kjo nuk i ka mjaftuar pjesës tjetër të politikës, asaj në opozitë. Ajo akuzon ashpër qeveritarët se nuk mund të bëjnë sa duhet për të ndaluar “sllavizmimin” dhe “maqdonizimin” e historisë.
Qeveria akuzohet edhe për faktin se policia nuk mundi që të parandalojë ngjarjen edhe pse ishte e qartë se të dielën dy grupe kundërshtare pro dhe kundër kishës do të ishin thuajse në të njëjtën kohë tek Kalaja.
Nga lëvizja “Zgjohu” thonë se sulmet ndaj saj tani konsiderohen si tentim për të gjetur një fajtor për ngjarjen, edhe pse ajo dhe organizatat e tjera shqiptare e kishin lajmëruar protestën e tyre me kohë. Sipas tyre ishin grupet e tjera që kishin pasur qëllim që të nxisin tensione dhe shkaktojnë incidente.
Lideri i lëvizjes “Zgjohu”, Artan Grubi, tani trajtohet si një nga të dyshuarit kryesor për incidentin.
Zyrtarisht ndërkohë ende nuk ka sqarime se çfarë do të ndodhë me nismën për të ndërtuar një kishë mbi themelet e siç thuhet një kishe bizantine. Ndërmarrje që shkaktoi një reagim të madh, për të cilën shumë vëzhgues, kryesisht shqiptarë, thonë se “belaja” te kalaja mund të jetë edhe më e madhe nëse veprimi nga autoritetet nuk është në drejtim të qetësimit të situatës.
E-Diaspora
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi “Aktualisht presim mbi 15 orë. Pompa e fundit e benzinës ishte e stërmbushur tërësisht”, thotë për...
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
Jeta në Zvicër
-
Që nga janari, sigurimet shëndetësore rriten me 6 për qind Çmimi mesatar i primeve të sigurimit shëndetësor është 378,70 franga në muaj. Për të rriturit, një...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Pronarët e shtëpive të dyta do të përballen me taksa më të larta
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel