E-Diaspora
Kafshohet vogëlushja shqiptare, më në fund gjendet pronarja e qenit

Për disa ditë me radhë, Granita Berisha shtatëvjeçare është dashur të qëndrojë në spital, pas sulmit dhe kafshimit nga një qen, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Tani më në fund pronarja e qenit ka mundur të zbulohet.
Më pak se dy muaj më parë, Granita shtatëvjeçare ishte sulmuar dhe kafshuar nga një qen, në Rickenbach LU.
Pronarja i kishte dhënë ndihmën e parë vogëlushes, por pastaj ishte largua nga vendi, njofton më tej Albinfo.ch. Policia kishte kërkuar nën ethe për pronaren e katërkëmbëshit. Deri më tani.
Fillimisht, një grua me flokë të shkurtër e të bardhë ishte në shënjestër të hetuesve. Ajo ishte kujdesur për Granitën dhe e kishte sjellë vogëlushen në shtëpi. Gjithashtu, ajo e paraqiti vetveten si dëshmitare në polici.
Pasi disa persona ishin marrë në pyetje për incidentin, më në fund, pronarja ka mundur të zbulohet. Ajo tani do të denoncohet për mbikëqyrje të pamjaftueshme të qenit. Gjithashtu do të vlerësohet nëse ajo duhet të përgjigjet për shkaktim të lëndimeve të pakujdesshme trupore, informon Albinfo.ch.
Nga fillimi i shtatorit, dy kalimtarë e kishin sjellë Granitën e vogël tek nëna e saj, të mbuluar me gjak dhe duke qarë – mbi syrin e djathtë të vogëlushes një plagë e shkaktuar nga kafshimi. Granita është dashur të qëndrojë në spital për katër ditë me radhë.
E-Diaspora
-
Ka filluar regjistrimi i nxënësve për mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake Regjistrimi i nxënësve në mësim në gjuhën shqipe, në shkollat publike austriake për vitin shkollor 2025/2026...
-
Vjenë: Hapet regjistrimi për mësimin e gjuhës shqipe
-
Sonte mbahet debati i hapur me kandidatët shqiptarë në Gjenevë
-
Arrestohet kosovari: Po kontrabandonte 19 skuterë në Ticino
-
“Princesha Ardita”, shfaqje muzikore me kukulla, gjermanisht dhe shqip
Jeta në Zvicër
-
Aplikacioni zviceran i pagesave njofton veçori të reja Aplikacioni kryesor bankar i Zvicrës, Twint ka njoftuar ndryshime me veçori të reja që e bëjnë...
-
“Plani shpërthyes”: Kushdo që shkon në Zvicër duhet të paguajë
-
Kantonet po mbështeten në inteligjencën artificiale për deklaratat tatimore
-
Oficerët zviceranë me origjinë të huaj, a janë prova përfundimtare e integrimit?
-
Pothuajse çdo e dyta biçikletë e shitur në Zvicër është elektrike