Kosova

Kafeteria në Suedi dhe kolegët ku punonte Liridona Ademaj mbledhin para për familjen e saj

Vrasja mizore e Liridona Ademajt i ka prekur shqiptarët në Suedi, atje ku ajo jetonte, por edhe kolegët e saj të punës atje.

Arta Krasniqi nga Shoqata e Grave Shqiptare në Suedi tha në një lidhje direkte në T7 se “shumë njerëz dëshirojnë të bëjnë diçka për familjen e Liridona Ademajt”.

“Vendi i punës ku ka punuar Liridona ka nis që nga dje një aksion për ta ndihmuar familjen e Liridonës. Aty shkruan se vëllai i saj do ta pranojë këtë ndihmë”, tha ajo.

Krasniqi tha se edhe Shoqata e Grave Shqiptare në Suedi ka grumbulluar deri tash rreth 60 mijë kruna.

“Po ashtu edhe shoqata jonë ka filluar një grumbullim. Qysh dje kemi mbledhur përafërsisht 60,000 kruna. Ato do të dorëzohen për familjen e Liridonës”, tha ajo.