Shëndetësi
Kafeja më shumë sjell përfitime se rreziqe shëndetësore
Pirja e moderuar e kafesë është e sigurt dhe tri deri në katër filxhanë në ditë mund të sjellin disa përfitime shëndetësore, sipas një hulumtimi të bazuar në studimet e shkuara.
Universiteti i Southamptonit mblodhi të dhëna sa i përket të gjitha ndikimeve të kafesë në trupin e njeriut, duke u bazuar në më shumë se 200 studime të ndryshme.
Në krahasim me njerëzit që nuk pinë fare kafe, ata që pinin tri filxhanë kafe në ditë kishin rrezik më të ulët për probleme me zemër apo vdekje nga probleme të tilla, transmeton Albinfo.ch.
Përfitimet më të mëdha ishin në reduktimin e rrezikut për sëmundje të mëlçisë, përfshirë kancerin. Megjithatë, profesor Paul Roderick, autor i studimit thotë se kafeja nuk mund të bëjë shumë diferencë në këtë.
“Faktorët si mosha, kur pinë cigare njerëzit apo jo dhe se sa aktivë janë fizikisht kanë rolet e tyre në këtë”, ka thënë ai. “Ka një balanc të rreziqeve në jetë, dhe benefitet e konsumimit të moderuar të kafesë tejkalojnë rreziqet”.
Hulumtuesit thonë se njerëzit duhet të pinë kafe të shëndetshme duke shmangur sheqerin, qumështin apo akulloren.
E-Diaspora
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji Në një ceremoni homazhi në Gjenevë, të përgatitur nga familja dhe miqtë e dashamirët e tij,...
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
Jeta në Zvicër
-
Hotelet e Bazelit nuk duhet të rrisin shumë çmimin për shkak të Eurovizionit Shoqata rajonale e hoteleve po u kërkon anëtarëve të saj që të rrisin çmimet vetëm në...
-
Festivali Federal i Muzikës 2026 do të mbahet në Biel
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju