Uncategorized

Ka vrarë vajzën dhe dhëndrrin: Gjykohet kosovari

Këtë të enjte fillon procesi i gjykimit të kosovarit me shtetësi gjermane, i cili fajësohet për vrasje të rëndë, të dyfishtë

Babai 68 vjeçar me prejardhje nga Kosova nuk mund të merrej vesh me dhëndrin e tij 35 vjeçar. Në mes tyre ndodhnin konflikte të shpeshta ndërsa më 18 shtator të vitit të kaluar ndodhi më e keqja: kosovari shkoi në shtëpinë e të bijës, vrau dhëndrin dhe të bijën 39 vjeçare me një pistoletë, shkruan diewelt.de. Kështu së paku e ngarkon atë prokuroria e qytetit gjerman Ingolstadt.

Këtë të enjte fillon procesi i gjykimit të kosovarit me shtetësi gjermane, i cili fajësohet për vrasje të rëndë, të dyfishtë, transmeton albinfo.ch. Sipas prokurorit, vepra vrasje e rëndë konstatohet nisur nga fakti se vrasësi kishte shkuar në shtëpinë e të bijës me pistoletë në xhep dhe se vrasja kishte ndodhur me sulm në shtëpinë e përmendur.

Pasi vret dhëndrin vazhdon të shtënat në shtëpi derisa bie e vdekur edhe e bija.

Një fqinj kishte dëgjuar të shtënat dhe kishte alarmuar policinë, e cila në vendin e ngjarjes gjen kufomat e çiftit dhe një pistoletë, përcjell albinfo.ch. Vrasësi dorëzohet vetë, pak pas aktit të vrasjes.

Vendimi gjyqësor pritet të shpallet në korrik.