Integrimi
Ka vrarë gruan dhe “bën përgjegjës” kanunin
I akuzuari ka përmendur kanunin, i cili "e ka detyruar të vriste gruan pasi që ajo ia kishte shkelur nderin dhe ia kishte marrë fytyrën”.
Prokuroria ka kërkuar 19 vjet burg për shqiptarin 46 vjeçar nga Kosova që ka mbytur bashkëshorten në St. Gallen. Vrasja ka ndodhur në dhjetor të vitit 2011, kur dorasi kishte shkelur gruan me veturë dhe pastaj kishte dalë dhe e kishte goditur me shufër hekuri, duke shkaktuar vdekjen e saj në vendine ngjarjes.
Para trupit gjykues të St. Gallenit, kosovari është sjellë i lidhur me pranga të këmbëve. Pyetjeve të gjyqtarit u është përgjigjur në gjuhen shqipe dhe kryesisht duke e hequr fajin nga vetja. Siç raportojnë mediet zvicerane nga salla e gjyqit, i akuzuari pasi ka pranuar fajin, ka thënë se po kaq fajtore është edhe vetë ish gruaja e tij. Ajo, sipas tij, ka qenë fajtore për vdekjen e vet pasi që e ka braktisur atë duke shkuar të jetojë me një turk. Ai ka përmendur edhe kanunin, i cili e ka detyruar të vriste gruan pasi që ajo “ia kishte shkelur nderin dhe ia kishte marrë fytyrën”.
Prokurori ka bërë fjalë për “vrasje të paralajmëruar” pasi që, sipas tij, i akuzuari e ka kërcënuar në vazhdimësi bashkëshorten me vrasje, pasi që ajo ishte ndarë nga ai. Ai e ka planifikuar vrasjen në mënyrë të paskrupullt, pa i lënë asaj asnjë shans mbijetese”.
Prokurori ka kërkuar 19 vjet heqje lirie për dorasin që ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












