Integrimi
Ka vjedhur edhe policinë, kosovari gjykohet nën masa të rrepta sigurie
Aksioni më spektakolar i bandës ka qenë ai kur kanë hyrë në makinën e policëve (civilë), me ç`rast kanë marrë pajisjet dhe kanë ikur pa u pikasur
Ne gjykatën e Landit në Berlin po zhvillohet një proces gjyqësor kundër një grupi prej gjashtë personash të udhëhequr nga një kosovar, të dyshuar për grabitje të bëra kryesisht në qendrat tregtare dhe në shitoret e stolive, në Berlin e Bradenburg. Banda, në krye të të cilës qëndronte kosovari me emrin Adnan H., ishte bërë e njohur për shpejtësinë e grabitjeve të bëra, sa që ato janë emërtuar si “vetëtima”.
Për gjithsej 9 “vetëtima” të tilla ngarkohet grupi.
Ata kanë thyer vitrinat e shitoreve të stolive të shtrenjta dhe pasi kanë zbrazur ato, kanë ikur shpejtë me veturat e marra me qira duke kaluar me forcë përmes dyerve të përforcuara me grila hekuri.
Por aksioni më spektakolar i bandës ka qenë ai kur kanë hyrë në makinën e policëve (civilë), me ç`rast kanë marrë pajisjet si armë, karikatorë me fushekë, helmeta, rripa, pranga etj. dhe kanë ikur pa u pikasur. Por, si ka mundur të ndodhë kjo gjë?
Policia mendon se çifti i policëve civilë, ishte duke e përgjuar bandën, shkruan bild.de. Por, për të mos rënë ë sy se po përgjojnë, ata e kanë lënë veturën dhe kanë filluar të aktrojnë sikur të ishin një çift të dashuruarish. Mirëpo, si duket janüe thelluar shumë në rolet e tyre sa që nuk e kanë parë kur u është plaçkitur vetura.
Për shkak të rrezikshmërisë që mendohet se paraqesin, gjykimi i grupit po bëhet nën masa të ashpra sigurie. Adnani, shefi i bandës flet para trupit gjykues nga kabina prej qelqi të padepërtueshëm nga plumbat.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?