Kosova

Ka mjaftuar një ditë, që të gjitha terminet të mbushen në Ambasadën e Gjermanisë

Njoftim i Ambasadës Gjermane për kosovarët

Për një ditë të gjitha terminet për aplikim për vizë pune në Ambasadën Gjermane për muajin tetor janë mbushur, transmeton albinfo.ch.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjitha terminet tashmë janë mbushur.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada.

Ndërkaq ka njoftuar se në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.