Shkurt.ch

Ka mashtruar shtetin por nuk i merret shtetësia

Gabimet procedurale të bëra nga Enti Federal për Migracion, i kanë mundësuar një shqiptari që të mbajë pasaportën zvicerane, edhe pse është konstatuar se ai ishte martuar “për letra” me një grua zvicerane! Ai ishte 32 vjeç ndërsa bashkëshortja e tij 83 vjeçe në vitin 1992 kur kishin lidhur kurorën, e cila më vonë i kishte mundësuar atij të merrte edhe shtetësinë zvicerane.

Gjykata Administrative Federale, siç raporton sda, ka konstatuar se letra të cilën BFM i kishte drejtuar shtetasit të ri zviceran për tu deklaruar rreth martesës, ishte dërguar në një adresë të pasaktë, kështu që nuk i kishte rënë atij fare në dorë. Kjo i mundëson atij që të mbajë shtetësinë zvicerane.