Lajme
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe tani është dënuar edhe me dëbim nga Zvicra, për tri vite
Kosovari Erjon (emër fiktiv) e kishte kthyer terminalin Swisslos në lokalin e tij në një burim të madh parash: ai vendoste baste sportive pa paguar dhe kishte grumbulluar kështu mbi 264,000 franga, transmeton albinfo.ch. Pasi ka konstatuar se kjo vepër është mashtrum, Gjykata Federale tani ka vendosur dhe ka konfirmuar dëbimin e tij nga Zvicra për tre vjet.
Ai, në terminalin e Swisslos-it të vendosur në lokalin tij, ka vendosur 431 baste sportive me një shumë ë përgjithshme prej prej 376,944 frangash – pa paguar, sigurisht -, ka printuar faturat dhe së bashku me një bashkëpunëtor ka bërë gjithsej 26 vizita në zyrën postare në aeroportin e Cyrihut gjatë dy ditëve, shkruan Solothurner Zeitung. Fitimet e realizuara janë bazuar në gjithsej 268 fatura bastesh sportive prej jo më pak se 264,189 frangash dhe më në fund ai ka dërguar paratë fshehurazi, në Kosovë.
Erjoni (emri i sajuar) në fakt e ka ideuar këtë mashtrim. Operacioni i bashkërenduar kishte filluar natën e 27 korrikut 2019. Fakti që mashtrimi ishte – fillimisht – i suksesshëm, ndodhi falë rrethanës se kosovari e dinte fjalëkalimin e terminalit të operuar nga gruaja e tij si pronare e pikës së shitjes.
Gjykata e Lartë kërkon dëbimin nga vendi
Por mashtrimi nuk funksionoi siç pritej dhe manipulimet u zbuluan. Si rezultat, kryetari i Gjykatës së Qarkut Thal-Gäu e shpalli Erjonin fajtor për mashtrim dhe pastrim parash më 25 prill 2023. Ai e ka dënuar kosovarin me gjashtëmbëdhjetë muaj burg me kusht dhe me gjobë me kusht me një periudhë prove prej tre vjetësh.
Por Erjoni nuk ishte i kënaqur me këtë dënim mjaft të butë dhe bëri ankim. Më pas, prokuroria publike ka rritur masën ndëshkuese dhe ka kërkuar dëbim nga vendi për pesë vjet, transmeton albinfo.ch. Si rezultat, më 12 mars 2024, gjykata e lartë (kantonale) ka shtrëngoi vendimin e shkallës së parë duke urdhëruar një dëbim nga vendi për tre vjet, duke përfshirë ndalesën e qarkullimit në zonën Shengen.
Ishte e qartë se Erjoni nuk donte ta pranonte këtë: ai u ankua në Gjykatën Federale dhe kërkoi lirimin, heqjen dorë nga dëbimi nga vendi dhe rrëzimin e pretendimeve civile të Swisslos.
Kosovari dhe avokati i tij gjithashtu luftuan në gjykatën federale kundër një vendimi fajësie për mashtrim me të gjitha llojet e hollësive ligjore: për shembull, me deklarimin se Erjoni vetëm kishte operuar terminalin e shitjes, por nuk e kishte manipuluar atë, siç po akuzohej. “Në një proces plotësisht të automatizuar, ai nuk ishte në gjendje të mashtronte askënd”, sipas tij.
Faturë për “qasje të sofistikuar”
Por, Gjykata Federale e sheh çështjen më ndryshe. Ajo hedh poshtë ankesën në mënyrë të plotë dhe konfirmon vendimin e gjykatës kantonale, duke përfshirë dëbimin nga vendi për një periudhë trevjeçare. Kërkesa e Erjonit për ndihmë juridike falas refuzohet dhe në vend të kësaj ai detyrohet të paguajë shpenzimet gjyqësore prej 1200 frangash.
Sipas Gjykatës Federale, Erjoni u ka paraqitur punonjësve të postës faturat me shënimin “Paid at retailer” (Paguhet nga shitësi me pakicë) dhe në këtë mënyrë pretendonte se kishte paguar bastet dhe si rrjedhim kishte të drejtën e fitimeve. Edhe pse sistemi i basteve sportive është i automatizuar, njerëzit megjithatë janë mashtruar, pretendon gjykata.
“Ankuesi përdori njohuritë e tij të specializuara dhe vazhdoi ta bëjë këtë në një mënyrë të sofistikuar” thotë aktgjykimi i Lozanës. Ai e dinte që punonjësit e postës nuk mund të kontrollonin faturat, përcjell albinfo.ch. Gjithashtu, autorët e mashtrimit kanë vendosur qëllimisht vetëm baste me një fitim të mundshëm prej më pak se 1000 frangash, pasi vetëm ato mund të blihen drejtpërdrejt në pikat e shitjes.
Gjykata Federale arriti në përfundimin se Erjoni ka vepruar me dashje dhe me qëllim të pasurimit të paligjshëm. Dhe duke i dërguar paratë e vjedhura në Kosovë në mënyrë të fshehtë dhe të padeklaruar, ka penguar zbulimin dhe konfiskimin e tyre, gjë që e ka bërë të ligjshme shpalljen e tij fajtor për pastrim parash.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind