E-Diaspora
Ka lënë vogëlushin invalid për tërë jetën, 22 muaj burg për kosovarin
Personi nga Kosova jeton prej 26 vitesh në Zvicër dhe ka punuar në mënyrë të rregullt. Prandaj, prokuroria, “në kuptimin e dhënies së shansit të fundit”, nuk ka kërkuar dëbimin e tij nga Zvicra
Në muajin shkurt të vitit 2017 një kombibus (furgon) kishte goditur një veturë, me ç`rast kishin pësuar lëndime dy gra ndërsa një fëmijë kishte mbetur me pasoja të rënda për gjithë jetën, shkruan gazeta Basellandschäftliche Zeitung.
Rreth kohës së drekës, personi sot 37 vjeçar, në kushte të pamjes së mirë dhe në rrugë pa lagështi po ngiste një Renault Traffic në autostradën A2 në drejtim të Bernës. Pak pas daljes në Arisdorf ai zhvendoset nga korsia e shpejtë në atë për shpejtësi normale, transmeton albinfo.ch. Me atë rast shoferi kishte shtypur sinjalin për marrje të kthesës dhe pastaj me shpejtësinë prej 109 kilometrash në orë ishte përplasur në një makinë të tipit Mazda.
Siç e tregon kamera vëzhguese, ai me atë rast nuk kishte frenuar fare deri në fund. Shoferi nuk ishte i lidhur me rripin e sigurisë dhe ishte lënduar në kokë pasi që xhami mbrojtës i përparmë kishte pëlcitur nga fuqia e përplasjes mbi makinë.
Ndërsa pasojat në makinën e goditur, Mazda, ishin më të rënda. Dy gra pësuan tronditje truri dhe lëndime koke ndërsa voegëlushi atëbotë 5 vjeçar, i ulur në mënyrë korrekte në ulësen e instaluar për fëmijë, kishte pësuar një dëmtim traumatik në tru, me rrezik për jetën, përcjell albinfo.ch. Ai pas më shumë se dy mjuajsh ishte lëshuar nga spitali për tu vendosur në një qendër rehabilitimi. Tash, si pasojë e lëndimit të trurit ai ka një stad zhvillimi të një foshnjeje. Nëna e tij, përveç tronditjes së trurit kishte pësuar eedhe çrregullime posttraumatike. Prej atëherë ajo është plotësisht e paaftë për punë dhe e kalon kohën me të birin, në klinikë.
Avokati i viktimave të enjten nuk mori pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën penale të Muttenzit.
Kosovari 37 vjeçar u ka kërkuar falje viktimave duke lexuar para trupit gjykues një letër. Por, me këshillën e avokatit të tij, nuk ka dhënë deklaratë.
“Asnjëherë nuk ndodh të ndizen dritat e frenave. Duhet të supozojmë se shoferi ka qenë plotëisht i hutuar”, ka thënë prokurorja Morena Schrank në pledoajenë e saj.
Pak javë pas këtij aksidenti, personi në fjalë kishte shkaktuar sërish një ndeshje. Mbrojtësi i tij, Silvio Burgi ka theksuar se mandantit të tij nuk i kujtohet më asgjë nga aksidenti në A2. Ai ka shtuar se 37 vjeçari ka qenë konsumues i kokainës por se në momentin e aksidentit kjo nuk ka luajtur ndonjë rol. Por pasojat tragjike të këtij aksidenti, sipas tij, nuk duhet të barazohen me një delikt të qëllimshëm.
Kryetarja e trupit gjykues, Irene Laeuchli ka thënë se në xhirimet e video kamerës nuk ka ndonjë inidicie për gjendjen pa vetëdije të shoferit. Për këtë arsye, shkak i aksidentit ka qenë, në mënyrë të qartë, mungesa e vëmendjes.
Trupi prej tre gjyqtarëve i ka shqiptuar kosovarit një dënim për lëndim të shumëfishtë të rëndë trupor nga pakujdesia dhe e ka dënuar atë me 22 muaj heqje lirie. Në kushte normale këto dënime shqiptohen zakonisht me kusht. Mirëpo, për shkkak të dënimeve të mëparshme në komunikacionin rrugor dhe për shkak të marrjes deri tash gjashtë herë të patentshoferit, gjykata e ka klasifikuar kosovarin si “të papërmirësueshëm”. Për këtë arsye dënimi i tij është efektiv. Pra ai duhet t`i mbajë 22 muaj burg.
Si masë tjetër vjen pagesa e shpenzimeve procedurale si dhe e dy dënimvee me të holla me kusht, të shqiptuara në vitin 2013, të cilat nuk i ka paguar dhe që së bashku bëjnë 50.000 franga.
Personi nga Kosova jeton prej 26 vitesh në Zvicër dhe ka punuar në mënyrë të rregullt. Prandaj, prokuroria, “në kuptimin e dhënies së shansit të fundit”, nuk ka kërkuar dëbimin e tij nga Zvicra.
I dënuari ka ende mundësi ta çojë më tutje lëndën, gjegjësisht të ankohet.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve