Sport
“Ka gjithmonë një herë të parë, ndaj Rumanisë do t`i thyejmë statistikat”
Në intervistën e tij dhënë reporterit tonë special në Marsej, Ajeti flet rreth zëvendësimit të tij që sipas shumicës, doli i dëmshëm për kombëtaren
Intervistë ekskluzive me qendërmbrojtësin e kombëtares, Arlind Ajetin, i cili na sjellë rrëfimet më të freskëta nga loja e zhvilluar në Francë. Ai thotë se ishte i gatshëm për të luajtur deri në fund pa u ndërruar dhe tregon se tani është gati të zërë vendin e Canës
Albinfo.ch: Statistikat tregojnë se Shqipëria nuk ka fituar kundër rumunëve që plotë 68 vjet. A ju frikëson kjo?
Arlind Ajeti: Së pari unë këtë statistikë nuk e kam ditur fare, mirëpo nuk besoj që na frikëson përballja kundër tyre, sepse gjithmonë ka një herë të parë. Shpresojmë se do ta bëjmë më mirë se statistikat.
Albinfo.ch: Nëse fitoni, Shqipëria renditet e treta në grup, keni bërë llogarinë se cilat janë gjasat që Shqipëria të arrijë të kualifikohet për playoff?
Arlind Ajeti: Llogarinë nuk e kemi bërë akoma por, besoj se kemi shanse se edhe ashtu nuk kanë mbaruar akoma të gjitha ndeshjet dhe nuk mund të thuhet me saktësi kush shkon e kush nuk shkon tutje, por ne shpresojmë se kemi shanse për të shkuar për atë edhe luftojmë që t’i marrim tri pikë ndaj Rumanisë dhe të kualifikohemi.
Albinfo.ch: Çfarë mund të na thuash për lojën kundër Francës, si u bë që morët gol në minutat e fundit të ndeshjes?
Arlind Ajeti: Po, herë po na ndodhin minutat e parë e herë minutat e fundit të ndeshjes, por kështu e ka futbolli. Ne u munduam të mbrohemi e të luajmë pa pësuar por kur luan kundër Francës nuk është lehtë të luash 90 minuta pa gabime sepse ata na sulmuan gjatë gjithë lojës dhe ne u lodhëm duke u mbrojtur sepse kur nuk e ke topin në disponim, gjithmonë vrapon më shumë e lodhesh më tepër.
Albinfo.ch: Po ju pse u zëvendësuat në minutat e fundit të lojës, po luanit mirë?
Arlind Ajeti: Mua më pyeti njëherë trajneri pasi kisha një dëmtim të vogël te pulpa, megjithëse unë isha i gatshëm të luaja edhe pesë minutat e fundit, por u vendos ashtu që të bëhet ndërrimi. Normalisht me gjithë dëshirë i kisha luajtur edhe ato minutat e fundit për t’i ndihmuar shokët e kombëtarën, por nuk u bë.
Albinfo.ch: Domethënë nuk ka qenë kërkesa juaj që të zëvendësoheni?
Arlind Ajeti: Pas pyetjes që më bëri trajneri, unë e sinjalizova menjeherë që jam i gatshëm, por kur e panë që u rrëzova në minutën e 82 vendosëm të bëjmë zëvendësimin.
Albinfo.ch: Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger, ka cilësuar në televizionin „BEIN TV“ daljen tuaj si shkakun e humbjes së Shqipërisë. Sa ishte Ajeti në fushë nuk kemi parë situata si ajo me Grinzman, ka deklaruar Venger. Ai i fitoi të gjitha duletet me Zhirunë dhe me daljen tuaj latë një boshllëk të madh në mbrojtjen e Shqipërisë. Cili është komenti juaj për këtë?
Arlind Ajeti: Po, po e di! Besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë dhe nuk i kemi lejuar ekipit francez shumë hapësirë, mirëpo normalisht, çdo ndërrim ka një efekt për ekipin, ndonjëherë është zgjidhje më e mirë e ndonjëherë del më e keqe. Në këtë rast u duk që ishim lodhur dhe nuk ishte vetëm ndërrimi që solli këtë rënie.
Albinfo.ch: Megjithatë ka mjaftë zëra se ndërrimi juaj ka qenë shkaktari i pësimit të golit sepse Frederiku (Veseli) nuk arriti të adaptohet në lojë.
Arlind Ajeti: Unë nuk mund të flas për të. Normalisht çdonjëri nga ne mundohet të japë më të mirën në fushë. Frederiku është munduar të ndalë çdo aksion të francezëve por ishte ndërrim i papritur dhe normalisht ështe vështirë për një qendërmbrojtes të futet (adapotohet) në lojë.
Albinfo.ch: A je i gatshëm ta zëvendësosh Canën apo të marrësh rolin e tij sepse siç dihet, ai ai do t’i japë fund angazhimit të tij në kombëtare?
Arlind Ajeti: Po unë jam i gatshëm normalisht. Unë kam pritur deri tani shansin tim dhe saherë që kam luajtur ka qenë kënaqësi për mua prandaj është e qartë se do ta përfaqësoj me nder kombëtaren.
Albinfo.ch: A mundeni për fund të na jepni një bilanc të dy paraqitjeve, sa jeni të kënaqur me lojën dhe si e vlerësoni rezultatin?
Arlind Ajeti: Paraqitjet mund të them si i kemi pasur të mira. Ne e dimë se nëse shikojmë cilësitë e ekipit tonë, të Zvicrës dhe të Francës, nuk jemi në të njëjtin nivel, mirëpo ne kemi luftuar si ekip gjatë gjithë 90 minutave, por megjithatë në fund është rezultati ai që flet dhe kuptohet se nuk mund të jemi të kënaqur.
E-Diaspora
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Gjenevë ka kërkuar ndihmë për nxënësit në...
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
-
Jobsmentor.eu, platforma inovative që ndërton ura karriere mes Europës Lindore dhe Perëndimore
Jeta në Zvicër
-
Pak më pak se 30% e njerëzve të larguar nga Ukraina, arrijnë të punojnë në Zvicër Vetëm 29% e ukrainasve në Zvicër kanë një punë, një shifër ende larg objektivit prej 40%...
-
Vera zvicerane nuk do të ndjekë rregullat e BE-së
-
Kantonet zvicerane kanë vrarë 39 ujqër deri më tani këtë vjeshtë
-
Nga sot, ndalohet hyrja në fshatin zviceran, shkak kërcënimet nga rrëshqitja e dheut
-
Pagat zvicerane do të rriten në vitin 2025