Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
E-Diaspora
-
Përfiton pa të drejtë 10.000 euro nga “sociali”: 15 muaj burg me kusht për kosovarin 58-vjeçari ka qëndruar në vendin e tij (në Kosovë) deri në 66 ditë rresht, nga janari...
-
Hapet edhe një pikë tjetër e shkollës shqipe në Londër
-
Erzë Dinarama me specializim mbi tranzicionin socio-ekologjik në projektimin territorial dhe urban në ETH Zurich dhe EPFL
-
Njoftim për bashkatdhetarët qē do tē votojnë përmes postës në Suedi
-
Bazel: Ndërpritet procesi kundër kosovarit të akuzuar për dhunim seksual
Jeta në Zvicër
-
Këta janë pasardhës të mundshëm të këshilltares federale, Amherd Kush do të pasojë ministren në dorëheqje, Viola Amherd? Këtë herë fokusi është te meshkujt si...
-
Zvicra miraton rregullat e BE-së për të frenuar hyrjen e paligjshme me avion në Shengen
-
Rreth 240,000 franga zvicerane pension për Viola Amherd
-
Mbi 10,000 aplikime për apartamentet e reja të Cyrihut
-
Si reaguan partitë pas dorëheqjes së Amherdit?