Kultura
Ka filluar festivali i birrës “Oktoberfest” në Munih
“Oktoberfest” është festivali më i madh i birrës në botë. Ky festival është një prej pjesëve më të rëndësishme të kulturës bavareze dhe organizohet që nga viti 1810.
Festivali i 182 i i birrës “Oktoberfest” në Munih ka filluar që nga 19 shtatori dhe do të zgjasë deri më 4 tetor. Hapjen e këtij festivali e bëri kryetari i Munihut, Dieter Reiter.
“Oktoberfest” është një festival që vizitohet nga miliona njerëz. Karakteristikë e këtij festivali është veshja tradicionale, ndërsa vizitorët mund të shijojnë ushqime dhe birra të llojllojshme dhe të argëtohen me muzikë tradicionale të këtij festivali por edhe zhanre të tjera.
Ky festival vizitohet edhe nga figurat të njohura të gjitha sferave jetësore në Gjermani, njofton “albinfo.ch”.
Tendat e këtij festivali nga e hëna deri të enjten janë të hapura prej orës 10.00 – 23.00, të premten deri 24.00, ndërsa të shtunën hapen nga ora 9.00 deri 24.00 dhe të dielën nga ora 9:00 – 23:30.
Për familjarët që vizitojnë së bashku me fëmijë është e rezervuar dita e martë nga ora 12.00 deri në orën 18.00 dhe për të gjithë artikujt do të këtë zbritje të çmimeve.
Hyrja në hapësirën e “Oktoberfest”-it dhe tendave është pa pagesë.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













