E-Diaspora
Ka blerë online për 28.000 franga, nuk ka paguar asnjë cent: Dënohet kosovarja
Të gjitha pikat e akuzës të marra së bashku “peshojnë” sipas gjykatës 14 muaj burgim efektiv. Pas vuajtjes së burgut pason dëbimi dhe moslejimi i kthimit në Zvicër për 6 vjet
Mjaftojnë ca klikime dhe pas pak ditësh të vjen në shtëpi objekti i lakmuar. Blerja online është shumë praktike, edhe për ata/ato që duan të mashtrojnë. Një rast i veçantë është trajtuar dje në Gjykatën e Qarkut të Lenzburgut (Aargau), shkruan aargauerzeitung.ch.
Lendreta (emri i koduar i një kosovareje 39 vjeçe ka “blerë” online artikuj të ndryshëm që kushtonin 28.463 franga, ndërsa nuk ka paguar asnjë frangë, transmeton albinfo.ch. Për këtë mashtrim, prokuroria ka kërkuar dënim me 15 muaj burg efektiv dhe dëbim nga Zvicra me moslejim të hyrjes së sërishme për 7 vjet.
Sipas prokurorisë, Lendreta kishte bërë në vazhdimësi porosi nga më të ndryshmet. Më së shpeshti rroba, këpucë, prodhime kozmetike, gjëra për fëmijë. Por, ndër porositë më “spektakulare” që përmendet në aktakuzë është ajo e kapsulave të kafes Nesspresso për plot 875 franga. Ndërsa vetëm në Zalando, ajo nga maji i vitit 2015 deri në mars 2018 kishte blerë (pa paguar) gjëra që kushtonin 6720 franga, përcjell albinfo.ch. Ndërsa “blerjet” në Bonprix vlerësohen në 8960 franga.
Interesante në këtë drejtim sipas prokurorisë është se ajo nuk zgjidhte veshmbathje nga të shtrenjtat por kryesisht lëvizte tek çmimet në mes 100 dhe 200 frangash për copë gjë që e vë theksin në sasinë e blerjeve.
Për të realizuar mashtrimet e shumta ajo ka bërë ndryshime të vogla të emrit, ka vendosur pseudonime, ka përdorur adresa të ndryshme elektronike etj. Por të gjitha këto nuk ishin pengesë që paketat me veshmbathje e gjësende tjera të arrinin në kutinë e saj postare.
Ndërkaq para gjyqit ajo kundërshton kategorikisht të ketë bërë porositë që ia ngarkon akuza. “Kur unë dua të blej ndonjë gjë, shkoj në shitore”, ka thënë ajo. Po ashtu, ajo ka shtuar se nuk posedon fare automat të kafesë Nespresso.
Por për prokurorinë këto pohime të saj nuk vlejnë. Sipas akuzës, porositë sistematike online të Lendretës hyjnë në kategorinë e mashtrimit profesional, përkundër faktit se shuma e përfituar pa të drejtë nuk është aq e madhe.
Lendreta ka ardhur në Zvicër nga Kosova në moshën 9-vjeçare. Këtu është rritur, ka mbaruar shkollimin fillor dhe nuk ka ndjekur shkollim profesional por ka filluar të punojë si e re, kryesisht në restorante.
“Ne të gjithë kemi punuar, familja jonë kishte pak para”, ka thënë ajo. Është martuar e re dhe ka lindur tre fëmijë. I shoqi punon si montator pneumatik ndërsa familja është me borxhe “deri në fyt”. Dhe këto borxhe nuk janë vetëm nga përmbarimet (nxjerrja e borxheve) e shkaktuara nga porositë online të Lendretës, përcjell albinfo.ch. Fjala është për më shumë se 130 mijë franga në emër të procedurave të ndryshme të përmbarimit lidhur me borxhet e qirasë dhe tatimet.
Ajo ka qenë njëherë dënuar por nuk i kujtohet. “Nuk e di përse tani gjithçka përplaset mbi kokën time. Unë jam e pafajshme”, ka thënë nëna e tre fëmijëve.
Dëbimin në Kosovë ajo e ka quajtur “katastrofë”. Atje ajo do të mbetej rrugëve, pasi që nuk ka të afërm ku mund të strehohej.
Gjykata e ka shpallur 39 vjeçen fajtore për mashtrim të thjeshtë dhe profesional. Të gjitha pikat e akuzës të marra së bashku “peshojnë” sipas gjykatës 14 muaj burgim efektiv. Pas vuajtjes së burgut pason dëbimi dhe moslejimi i kthimit në Zvicër për 6 vjet.
Kosovarja e dënuar ka deklaruar gjatë procesit se do të ushtrojë të drejtën e ankesës në shkallën tjetër të gjyqësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve